Nëna e 3 fëmijëve realizon ëndrrën në moshën 48-vjeçare
18/05/2019 Shpërndaje

Nëna e 3 fëmijëve realizon ëndrrën në moshën 48-vjeçare

Një nënë 48-vjeçare në Vjenë, është kualifikuar zyrtarisht për Olimpiadën e Maratonës 2020. Kualifikimi për gjyqet olimpike ka qenë qëllimi i Perry Shoemaker që nga viti 2015.

Mësuesja e arsimit parashkollor dhe nëna e tre fëmijëve ka realizuar ëndrrën pasi ajo kaloi vijën e finishit të Maratonës Eugene për 2:43:33.

Ajo ka qenë gjithmonë një vrapuese e mirë, por nuk e filloi udhëtimin e saj në gara konkuruese deri në vitin 2011.

Kur filloi të hyjë në gara lokale pa që po përmirësohej shpejt. Burri i saj, Jon, e kuptoi se kishte talent të vërtetë dhe punësoi një trajner profesionist.

Pas vetëm gjashtë javësh stërvitjeje, 48 vjeçarja jo vetëm që u kualifikua, por gjithashtu vendosi një rekord personal për tetë minuta.

Ndërsa shumica e atletëve kalojnë ditët më të mira si atlete para se të martohen dhe të kenë fëmijë, e kundërta i ka ndodhur Shoemaker.

Ajo po dëshmon për fëmijët dhe veten, që ju të mund të jeni i mire në çdo moshë. Kurdo që mendoni  se jeni gati, mund t’i realizoni ëbdrrat tuaja, pavarësisht moshës apo situatës në të cilën ju ka rrëmbyer jeta.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.