BANORËT E DAJTIT ECIN 10 KILOMETËR PËR TË MARRË SHËRBIM SHËNDETËSOR
Dajti është një nga destinacionet më të dashura për kryeqytetasit në çdo stinë të vitit. Në dimër ai frekuentohet sidomos kur bie dëborë, ndërsa në pjesën tjetër të vitit për freskinë dhe hapësirat e pamata që ofron. Por zona nuk është kaq miqësore me banorët e saj. Atyre iu duhet të ecin me minuta të tëra në këmbë për të shkuar qendrën shëndetësore më të afërt. Një prej banorëve të zonës, Pashuk Palaj na tregon për sakrificat që duhet të bëjnë banorët kur sëmuret një familjar i tyre.
“Na duhet të ecim rreth 10 kilometër ne kembe, vajte – ardhje. Unë jam banor i njësisë administrative Dajt, e konkretisht i lagjes Lanabregas i poshtem, e cila ka nisur te popullohet rreth vitit 2005, pas migrimit te brendshëm të banorëve nga veriu i vendit drejt Tiranës. Komuniteti këtu, ka mbi 1 mijë banorë të cilët duhet ta marrin shërbimin shëndetësor në qendrën shëndetësore të Lanabregasit qendër, shumë larg zonës ku jetojnë”.
Distanca nga Lagjia e Lanabregasit të poshtëm me zonën ku ndodhet ambulanca e këtij fshati pjesë e njësisë Dajt, është një problem shqetësues edhe për vetë stafin mjekësor. Pavarësisht se banorët i kanë kartelat shëndetësore në këtë qendër, zgjedhin të shkojnë në zonën e Shkozës, pra në një tjetër njësi për shkak të distancës.
Komuniteti prej 3 mijë banorësh, tregon se ky shqetësim mori përmasa të mëdha sidomos gjatë kohës së pandemisë.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
