Në Gjermani do të vallëzohet shqip
17/05/2019 Shpërndaje

Në Gjermani do të vallëzohet shqip

Folklori shqiptar është një vlerë e çmuar e kombit e trashëguar brez pas brezi. Promovimi dhe ruajtja e këtyre vlerave mbetet një sfidë dhe detyrë për çdo brez që vjen. Tingujt e traditave shqiptare ruhet kudo ku ka shqiptarë. Në Zvicër e kudo në vendet që është prezente diaspora shqiptare kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë shoqëri e ansambleve duke kultivuar folklorin shqiptar. Diçka të tillë e tregojnë grupet e valltarëve në Zvicër e Gjermani.

Valltarët e shkollës shqipe “Shota” në Zvicër si dhe grupi i valltarëve shqiptar “Rinia” në Nagold të Gjermanisë do të interpretojnë së bashku kërcime tradicionale në Nagold.  Më 26 maj do të vallëzohet shqip në Nagold. Grupi i valltarëve shqiptarë në Gjermani “Rinia” ka publikuar një fotografi në Facebook, duke u uruar mirëseardhje të gjithëve.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.