I moshuari feston ditëlindjen e 98-të në palestër
19/04/2019 Shpërndaje

I moshuari feston ditëlindjen e 98-të në palestër

Një i moshuar, Veteran i Luftës së Dytë Botërore, Fred Lawrence ka shkuar në palestër tri ditë në javë për vite me rradhë, por as për ditëlindjen e 98-të nuk bëri përjashtim.

Lawrence ka shkuar në klubin ‘Fitness 24 Ore’ në Gladstone, për pesë apo gjashtë vjet dhe është anëtari më i vjetër i saj. Ambienti në klub u rregullua me tollumbace dhe zbukurime kur ai arriti të mërkurën në mëngjes dhe stafi i kishte përgatitur një ëmbëlsirë speciale të dedikuar për ditëlindjen e tij. Punonjësit u mblodhën me një pankartë të madhe ditëlindje të nënshkruar nga të gjithë në palestër.

Pas festës së përgatitur nga stafi në palestër, ai vazhdoi të bëjë stërvitje të rregullt 90 minutëshe. “Më bën të ndihem mirë”, tha Lawrence CNN-së, KATU. “Më bën të ndihem sikur po e forcoj veten çdo ditë e më shumë”.

Lawrence është një detar në pension dhe ka shërbyer në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Unë jam kaq mirënjohës që jam ende gjallë, që zoti më ka lejuar të jetoj deri në këtë ditë. Ndihem sikur zoti ishte i mire me mua, i jam aq mirënjohës”, tha Lawrence.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.