Hapet shkolla e parë shqipe në Teksas
Shkolla e parë shqipe është hapur së fundmi në Teksas. Lajmin e ka bërë me dije këngëtarja e njohur Dua Lipa.
Së fundmi, këngëtarja ka bërë me dije se ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqipe në Texas. Krahas një fotografie, Dua shkruante: “Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”.
Më tej ajo gjithashtu ka shkruar se shkolla do të promovojë kulturë, artin dhe muzikën shqiptare si dhe do të ofrojë kurse gjuhësore për moshat 5-15 vjeç.
/Pozitivi
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.