Mjeku shqiptar prek ëndrrën, bëhet pjesë e gjigandit danez të farmaceutikës, Novo Nordisk
16/12/2017 Shpërndaje

Mjeku shqiptar prek ëndrrën, bëhet pjesë e gjigandit danez të farmaceutikës, Novo Nordisk

Së fundmi vërehet gjithnjë e më shumë dëshira e shqiptarëve për të emigruar jashtë vendit. Taulant Muka mjeku shqiptar ka mundur të realizojë ëndrrën e madhe.  Ai ka studiuar jashtë dhe ambicia e ka bërë te ecë përpara dhe të punojë pranë gjigandit farmaceutik danez, Novo Nordisk. Në gjigandit farmaceutik danez, Novo Nordisk, Muka merret kryesisht me kërkimin shkencor dhe zhvillimin e kurave të reja për diabetin.

E gjitha nuk mbaron këtu. Mjeku i ri shqiptar më herët ka punuar si akademik në universitetin prestigjoz të Erasmus në Hollandë dhe në auditoret e Harvard e Kembrixh. Këto eksperienca mjaft të vlefshme e kanë ndihmuar shumë të rritet profesionalisht. Megjithatë mjeku i ri i ka ende sytë nga Shqipëria dhe me dëshirë të madhe ndonjë ditë edhe mund të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në spitalet dhe shërbimet që ofrohen në vendin tonë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.