Kukaj bën biznes në SHBA me etnografinë shqiptare
26/09/2017 Shpërndaje

Kukaj bën biznes në SHBA me etnografinë shqiptare

Ramiz Kukaj nga Peja ka hapur një restorant me ushqime tradicionale shqiptare në Amerikë. Në picerinë “Tradita” në New York me pronar Ramiz Kukaj gatuhen ushqime tradicionale shqiptare, si fli e shumë të tjera.

Kukaj e nisi këtë restorant me 1 ëndërr, të sjellë kulturën shqiptare në Amerikë. Para 22 vitesh shkoi në SHBA të takojë një mik i cili atëherë kishte një restorant me ushqime italiane. Si shqiptar që ishte nuk e gjeti veten tek ato ushqime dhe filloi të mendojë të hapë një restorant që të përfaqësojë shqiptarët.

“Kur erdha para 22 vitesh  në SHBA erdha të takoj një mik timin, shqiptaer i cili kishte një restorant dhe njihej si Italian… Aty nuk e gjeta veten dhe fillova të mendoja për një restorant timin. Kështu pjesë e gatimeve janë picat, byrekët, leçeniku. Leçeniku në Kosovë bëhej me hitha këtu s’ka hitha por bëhet me spinaq”, tha Kukaj gjatë një interviste me gazetarin Ilir Ikonomi.

Ky nuk është vetëm një restorant por një lloj ekspozite etnografike shqiptare. Ramizi ka sjellë nga Shqipëria dhe Kosova shumë objekte të veçanta, veshje të malësisë, artizanate të sjella nga veriu i Shqipërisë e të tjera. Restoranti është ndërtuar kryesisht me material të riciklueshëm. Qëllim i hapjes së këtij restoranti, siç shprehet Kukaj për Ikonomin, ka qenë të sjellë kulturën shqiptare, “sofrën tonë e cila mbijetoi pas shumë okupimeve në shekuj”.

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.