Ismail Kadare fiton tjetër çmim të rëndësishëm, në Itali
Ismail Kadare një nga shkrimtarët më të çmuar shqiptar ka fituar një tjetër çmim, këtë herë në Itali. Kadare është fitues i edicionit 2018 të Çmimit “Nonino”, i promovuar për 43 vjet në Udine. Ky çmim vlerëson figura të mëdha të kulturës botërore me jurinë e kryesuar nga nobelisti V.S. Naipaul.
«Një rapsod i dashuruar, por edhe kritik me popullin e tij. Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e të shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare krijoi tregime të mëdha”, sipas jurisë kjo është një nga arsyet pse Kadare fitoi këtë çmim të rëndësishëm.
Çmimet do të ndahen të shtunën, më 27 janar në ceremoninë që do të zhvillohet në Distilleries Nonino në Ronchi di Percoto. Ndërsa çmimin shkrimtarit shqiptar do t’ja dorëzojë anëtar i jurisë, Claudio Magris.
Ismail Kadare (lindur më 1936) është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe es. Ai është klasifikuar si një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
