Mjekët edukojnë nënat shtatzënë
Spitali Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” ka organizuar disa klasa prenatale me mjekë gjinekologë dhe me mjekë neonatë për të edukuar nënat e reja. Eliona Demaliaj drejtoreshë e spitalit tregon se këto takime japin të dhëna mbi shtatzanitë si dhe edukojnë nënat e reja si të sillen gjatë dhe pas shtatzanisë. “Në këto takime japim të dhëna mbi shtatzaninë e cila është një fiziologji mbi problematikat e shtatzanisë, por në të njëjtën kohë edhe me aktivitetin e lindjes, mënyrën sesi duhet të ushqehet një nënë shtatzanë, mënyrën se si duhet të kujdeset për fëmijën e vet të porsalindur, si duhet ta ushqejë atë, dhe shumë pyetje të tjera që për fat të mirë nënat shtatzënë na i bëjnë dhe janë shumë të rëndësishme mbi tërë procesin e shtatzanisë apo rrugëtimin e tyre gjatë shtatzanisë”, thotë ajo.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
