Mirsad Basha organizatori i shumë aktiviteve vullnetare
10/09/2022 Shpërndaje

Mirsad Basha organizatori i shumë aktiviteve vullnetare

Mirsad Basha nga Shkodra prej vitesh është përfshirë në një sërë aktivitetesh mjedisore-sociale jashtë ndikimit të politikës, ndërsa aktivizmi i tyre vullnetar ka fituar simpatinë e qindra qytetarëve. Dhjetra të rinjë i bashkohen nismave të shumta që ai ndërmerr si për të moshuar, për fëmijët në nevojë për mjedisin. Janë këto kauza që e shqetësojnë Mirsadi duke u bërë zëri i shumë personave në nevojë. Për pozitivi.org ai ndan eksperiencën e tij disa vjecare.

Ju jeni drejtuesi i organizatës “Eko Mendje” ku numëron rreth 900 aktivitete, pse e keni quajtur “Eko mendje” dhe si ka lindur ideja e krijimit të kësaj organizate?

– Eko Mendje është një organizatë mjedisore sociale e cila ka si qëllim dhe mision vullnetarizmin dhe shërbimin në cdo fushë sociale, mjedisore dhe artistike. E krijuar në vitin 2016 në Shkodër pa mbështetje politike dhe fetare e krijuar nga një grup të rinjsh të cilët ishin aktiv për cështje të ndryshme. Eko Mendje mori këtë emër si ide e të menduarit eko në raport me natyrën dhe me njerëzit. Gjthashtu përzgjodha këto dy fjalë si dy fjalë ndërkombëtare sepse si eko e si mëndje janë dy fjalë që në të gjithë botën kanë këtë kuptim. Kemi filluar me vullnetarizëm tek shtëpia e të moshuarve Shkodër, me udhëtime me biciklete dhe me pastrime në qytet. Pastaj nismat u përhapet në të gjitha fushat dhe në momentin që flasim kemi arritur në mbi 900 aktivitete.

-Prej vitesh ju jeni përfshirë në një sërë aktivitetesh mjedisore-sociale, duke qënë zëri jo vetëm i të rinjëve po dhe shumë qytetarëve, sa e vështirë është të ndërmarrësh nisma të tilla?

“Për ne nuk ka qënë e vështirë të kishim mes nesh me dhjetra e qindra të rinj sepse nismat tona ishin të nevojshme për momentet sociale dhe na mbështetnin shumë të rini dhe jo vetëm. Në nismat e para kanë qënë udhëtimet me bicikleta që bënim në ditët e dielë në të cilën fillua me 8-10 persona e pastaj në 100-150 të rinj dhe shkonim bashkë në pika turistike të paprekura më parë, bënim feste, pastrime, ide dhe programe aktivitetesh. Cdo ditë duke dhënë shembullin e mirë në qytet u shtonin dhe të rinjtë me iniciativen e tyre por dhe të shtyre nga familjet dhe shkollat ku ishin duke i thënë të shkoni me EKO Mendjen sepse janë kaq aktiv dhe një frymë e mirë për të rinjtë.

Si do e vlerësonit interesin e të rinjve për të bashkëpunuar për nisma dhe aktivitete të tilla?

Interesimi ka qënë gjthmonë i madh deri në momentin kur ishim të kushtëzuar që nismat tona të ishin në një numër më të vogël dhe vullnetarët donin të na bashkëkohenshin por ishte e pamundur.

Interesi për të rinjtë kohët e fundit është rritur me shumë sepse shohim që shkollat kanë shtuara orët e vullnetraizmit nismat sociale e mjedisore dhe në bashkëpunojmë shumë me to si në ore të posacme duke i dhënë mësimin falas por dhe duke ardhur me ne nepër nisma. Për interesi ka filluar të shterohet dhe më shumë edhe pse pandemia zbehi pak jetën sociale dhe aktive të organizatave etj në Shqipëri.

Mes shumë nismave që ju ndërmmerin cilën prej tyrë do të veconit dhe për vetë qëllinin e saj?

Janë shumë nisma të cilat të gjitha kanë organizuar sepse kanë qënë të vlefshme dhe e kam të vështirë të vecoj, por mund të them disa. Nisma dhe krijimin e grupeve vullnatare për dhurimin e gjakut për fëmijët talesemik dhe dhuruesit e rasteve te emergjences në spitalin e Shkodrës. Protesta dhe anullimi u Bypassit ne lumin buna.

Ndihma dhe i evidentimit i gjyshërve që jetojnë vetëm të cilët në kohën e pandemisë kemi ndihmuar me ushqime dhe shërbime dhe më pas shërbimet sociale janë njohur me këto familje dhe kanë shtuar më shumë shërbimet e tyre. Në kohen e pandemisë ne kemi qënë aktiv dhe kishim mundësinë e lëvizjes duke qënë që jemi vullnetar dhe aktiv në emergjencat civile të qytetit, për pandemine, në zjarrfikset Shkodër, në rastet e përmbytjet dhe në raste në nevojë.

Kemi mbjellur mbi 10 mijë fidane pishe në malin e taraboshit në mënyrë vullnetare. Në raste festash cdo fëmijë që kalon vitin e ri në spital shkojmë me dhurata dhe bëjmë festa të vogla në dhomë për ti argëtuar.

Janë me dhjetra aktivitete të cilat nuk po përmend por që me eko mendjen dhe me aktivistet e saj kemi qënë aktiv në cdo vend, duke dhënë më të mirën për qytetin tonë dhe për cdo person që na kërkon ndihmë.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.