Protesta përtej Shqipërisë, kamionistët spanjollë bllokojnë rrugët pas shtrenjtimit të karburanteve
Rritja e çmimeve të hidrokarbureve ka prekur edhe Spanjën. Ndryshe nga ne ku në protestë janë ngritur qytetarë dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë, atje në grevë kundër rritjes së ëmimeve të karburanteve janë ngritur kamionistët. Greva e tyre ka paralizuar të gjithë vendin.
Shumë fabrika janë mbyllur për shkak se nuk po furnizohen më ndërsa në supermarkete mungojnë prodhimet e freskëta.
Nisi si një protestë e vogël por shumë shpejt u transformua në një grevë, ku qindra kamionistë fikën automjetet e tyre në të gjithë Spanjën, për të protestuar kundër shtrenjtimit të karbuanteve.
“Ne kemi ndaluar së punuari sepse nuk mund të vazhdojmë të humbasim para. Por ne kemi arritur një pikë ku tashmë mund të shihni se ka mungesë furnizimi; fabrikat dhe kompanitë e mëdha po detyrohen të mbyllen sepse u kanë mbaruar furnizimet. Tani mund të shohim efektet e kësaj greve”, thotë Manuel Hernández, President, Platforma për Mbrojtjen e Transportit.
Punën ata thonë se e kanë ndërprerë sepse nuk duan të humbasin para. Sipas tyre fabrika dhe sipërmarrje të mëdha janë të detyruara të mbyllen pasi nuk kanë më furnizim, dhe vetëm tani mund të shihet efekti I grevës së tyre.
Masat e qeverisë Spanjolle
Në Spanjë aktualisht inflacioni është deri në 7.6 për qind. Qeveria spanjolle ka marrë masa për të reduktuar cmimin e energjisë elektrike dhe të karburanteve por nuk do të shpalosë olanin e saj para 29 marsit. Ndërkohë kryeministri Pedro Sancez vazhdon turin e tij europin në kërkim të një reagimi të përbashkët të Bashkimit Europian përballë rritjes së cmimit të energjisë dhe karburanteve.
Protesta po ushqen një pakënaqësi të madhe sociale në Spanjë, si pasojë e inflacionit që lidhet me rritjen e cmimit të energjisë elektrike. Situata u krijua fillimisht si pasojë e pandemisë së kovid, por që u rëndua dhe më shumë nga lufta në Ukrainë. Pasojat e kësaj greve po I vuajnë edhe fermerët. Megjithatë shumë prej tyre i mirëkuptojnë kamionistët. Në Madrid 150 mijë persona u grumbulluan në shesh në fundjavë, duke kërkuar zgjidhje për sektorin e agrokulturës.
Protesta në Shqipëri
Pas rritjes së çmimeve të karburanteve dhe të produkteve bazë ushqimore, vendi jonë u përfshi në valë protestash. 7 ditë protesta vunë në lëvizje autoritetet për të marrë masa. Ndonëse u ngrit Bordi Kombëtar i Monitorimit të Karburanteve i cili vendos çmimin e karburanteve duke marrë si referencë çmimin që hidrokarburet do shiten në bursa një ditë më pare, protestat vazhduan pasi qytetarët nuk u mjaftuan me kaq. Ata kanë propozuar disa pika shtesë.
Lexo edhe: “Në Evropë do shkoja në punë si zonjë, këtu shtypesh” Në paketën e propozuar përfshihen pezullimi i taksave për qarkullimin në mënyrë që të ulet çmimi i naftës.
Kërkesat zyrtare të protestuesve:
A. Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve:
1. Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit.
2. Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masën 10% në vijim) dhe mbikëqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime.
3. Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.
B. Masa për mirëfunksionim e tregut dhe në mbështetje të fondit për përballimin e krizës:
4. Pezullim i përkohshëm i a) Koncesionit të Markimit, b) Koncesionit të Skanimit dhe c) Koncesionit të Kontrollit të Pompave (bazuar në klauzolën “force major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publike), si dhe hetim e mbikëqyrje në vijimësi e operatoreve ekonomike te importit dhe tregtimit me shumice që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.
5. Mbikëqyrje dhe raportim periodik tremujor ne Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti i Konkurrencës së të gjithë përqendrimeve në treg dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomike sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar/zotërojnë mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës, nga institucionet përgjegjëse.
6. Rishikim i buxhetit te shtetit për vitin 2022 për shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të administratës shtetërore.
7. Krijim me prioritet në kohë i një kompanie publike që të konkurrojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim.
C. Masa mbështetëse dhe subvencionime: Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimumit jetik si baze për mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.
/Pozitivi.org
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
