Blerim Destani përkrah Robert De Niros, luan në një tjetër film hollivudian
31/07/2019 Shpërndaje

Blerim Destani përkrah Robert De Niros, luan në një tjetër film hollivudian

Aktori shqiptar Blerim Destani bëhet pjesë e një tjetër filmi hollivudiandhe kësaj here në krah ka aktorin e njohur botërisht Robert De Niron. Blerimi ka një karrierë të suksesshme ndërkombëtare e cila sa vjen dhe po evoluon çdo ditë e më shumë.

Ai pak kohë më parë luajti në filmin ‘The Poison Rose’ përkrah emrave të njohur të kinematografisë botërore, Morgan Freeman dhe John Travolta kurse tani do ta shohim në një film të ri, të quajtur ‘The ComebackTrail’.

Ka qenë vetë Destani që e bën të ditur këtë sukses dhe bashkëpunim të rradhës me aktorin e njohur. Në një postim në rrjete sociale shkruan: “Duke punuar me legjendën e gjallë Robert De Niro”, ka shkruar aktori derisa shihet gjatë xhirimeve përkrahë De Niros.

Destani është një nga shqiptarët që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare. Aktori ka luajtur role nga më të shumta në film, madje edhe përkrah yjeve botërorë si Morgan Freeman dhe John Travolta në filmin “Poison Rose”. Kjo ka qenë një ëndërr e tij e të bërë realitet, sepse të punosh përkrah aktorëve më të njohur botërorë do të thotë shumë për të.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.