Ministrja suedeze shkon në punë me tren
Ministrja suedeze ka bërë xhiron në rrjet me një foto ku është fotografuar duke pritur trenin.
Kjo që shihni në foto, është Ylva Johansson, Ministre e Punësimit e Qeverisë suedeze e cila si të ishte një qytetare e thjeshtë është ulur në stacion dhe po pret trenin.
Gjesti i saj është frymëzues për shumë aktorë të tjerë politikë të cilët vazhdimisht shihen të udhëtojnë me mjete luksi.
Ky është ndër ato shembujt e paktë frymëzues që vijnë nga figura politike, pasi sic shihet ajo ka edhe një qese me ushqim me vete.
Sipas mediave të huaja Johansson është një ndër ministret më të suksesshme në Suedi dhe BE. Vzhdimisht ajo është vlerësuar për jetën e thjeshtë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

