Policja vë në rrezik jetën për të shpëtuar një djalosh
09/08/2018 Shpërndaje

Policja vë në rrezik jetën për të shpëtuar një djalosh

Policja Jessie Ferreira Cavallo tha se gjatë orarit të punës, të premten pasdite, pa një djalë që po vraponte përgjatë lumit Saw Mill River në Yonkers, NY.

Cavallo tha se po e ndiqte kur djali i tronditur u ngjit mbi një mbikalim me të cilën një rrugë kalon mbi një tjetër dhe u hodh. Pa menduar, ajo ndoqi menjëherë nga pas djaloshin dhe kapërceu edhe vetë. Një veprim tepër i rrezikshëm që mund t’i kushtonte edhe jetën.

“Gjithçka po ndodhte kaq shpejt, dhe unë mendoj se adrenalina ime po pomponte kaq shumë”, tha Cavallo për Journal Neës. “Kur e pashë atë… dukej i vdekur. Nuk mund të shihja asgjë tjetër përveç gjakut. Në atë çast i thashë vetes:” Ai ka nevojë për ndihmë, dhe unë do ta ndihmoj”.

Një tjetër grua me uniformë ushtarake u ndal për të asistuar kolegen që po ndihmonte djalin. Më pasnxituan për ta dërguar në spital, ku u trajtua për kocka të thyera. Ai pritet të mbijetojë.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Qarkut Westchester Kieran O’Leary, djali kishte ikur nga një organizatë që i shërben fëmijëve me nevoja të veçanta dhe çështje emocionale dhe të sjelljes. Anëtarët e stafit e ndoqën dhe po përpiqeshin të flisnin me të në park, por ai u largua me shpejtësi.

Policja që e shpëtoi tha se shpreson që spitali ta lejojë ta shohë djalin. “Unë shpresoj se ai është duke u bërë mirë. Dua vetëm t’i jap një përqafim,” tha ajo.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.