Mesfushori i kombëtares shqiptare firmos kontratë me Steaua Bukuresht
17/05/2018 Shpërndaje

Mesfushori i kombëtares shqiptare firmos kontratë me Steaua Bukuresht

Kamer Qaka mesfushori i kombëtares shqiptare, nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Steaua Bucuresti, dhe në qershor do të jetë pjesë e skuadrës së re.

Futbollisti shqiptar, ka lindur në Pejë në vitin 1995. Që në në fëmijëri emigroi bashkë me familjen e tij për më Norvegji. Futbollin, pasionin më të madh që ka e nisi në Akademinë e Valerenga, në Oslo.

Karriera e tij është zhvilluar hap pas hapi me kalimin e kohës. Në skuadrën rumune, në të cilën u tranferua në 2017 ka luajtur 30 ndeshje.

Tashmë që është bërë pjesë e skuadrës Steaua Bucuresti, Qaka do të mbajë fanellën me numrin 92. Pas nënshkrimit të kontratës së re shprehet se ndihet shumë i lumtur që ka nënshkruar me klubin më të madh në Rumani, duke shpresuar të ndajë me kolegët e rinj sa më shumë trofe të jetë e mundur.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.