Artistja e parukeve rrëfen si e mposhti kancerin e gjirit
Emri i saj prej vitesh është një brand jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkanin. Uljanova Çali artiste parukesh, me profesionalizmin e saj është bërë emri më i besueshëm për shumë persona publik që kurimin e flokëve e kanë të rëndësishëm. Uljanova është kujdesur për qindra klintë qe për arsye shëndetësore u është dashur të mbajnë paruke. Ndërsa punonte në qëndren e saj së bashku me bashkëshortin, ajo mësoi para pak muajsh se ishte e prekur nga kanceri i gjirit. Një sfidë jo e lehtë por si një grua e fortë që iu ka bërë ballë gjithmonë vështirësive arriti ta mposhti. Sot Uljanova vazhdonën punën duke iu shërbyer kientëve me shumë përkushtim. Për poztivi,org ndan me ne momentet e kësaj sfide jo të lehtë.
Nova ti je një parukiere e suksesshme në Tiranë, si kanë qenë fillimet e tua?
-Si fillim dëshira ime ka qënë gjithmonë në lidhje me estetikën dhe për këtë vendosa të mësoja në shkollën “Vang Akademi” në shtetin fqijnë Helene në Athinë. Pas ketij profesioni u punësova në një sallon bukurie. Përvec profesionit tim u përballa me kliente jo vetëm që trajtonin dhe kuronin flokët e tyre por dhe me ata qe kishin probleme me flokët. Si nga kimio terapite apo nga problemet e tjera në lidhje me flokët që kishin mungesë dhe vendosnin paruke. Kureshtja ishte goxha e madhe të dija sesi mirëmbaheshin. Më shtyu shumë ky kuriozitet që sot më bëri kjo që jam. Idea për jetë profesion ishte e një kolegës time nga Rusia që punonte pedykyr e manykyr. Duke me parë që unë punoj me plot pasion në lidhje me trajtimim e parukeve, më tha: Përse nuk shkon në Rusi ta mësosh si profesion. Këtë ide e diskutova me bashkëshortin tim. Shkuam të dy dhe ia tek jemi në profesionin që duam dhe me biznesin tonë. Unë jam shumë e kënaqur që jemi rikthyer në Shqipëri dhe kemi sjell dicka të re për të gjithë vajzat dhe djemtë në nevojë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.
Kohët e fundit je përballur me një sfide jo të lehtë sic është kanceri i gjirit, si e mësove që ishe e prekur nga kanceri i gjirit?
– E përjetojë këtë luftë plot 10 vjet profesion cdo me ditë me pacientët e mi. Puna ime është të përballesh me kliente dhe pacientë si në lidhje me estetikën, ashtu dhe me sëmundjet dhe problemet që ka cdo kush nga këta kam qenw pranë tyre dhe e kam përjetuar. Por kur je ti një nga këta me të njëjtin diagnoz nuk është e lehtë të mësosh që je prekur nga një tumor. E kuptova dhe e mësova fal kohës që gjendra u shfaq. Hapi i parë u drejtova mjekësisë. Bëra ekzaminimet që më rekomanduan mjekët.
Si ka qënë kjo periudhe për ty?
– Ka qënë periudha më e bukur. Ndoshta ju duket pak qesharake kjo që po ju them por është e vërtetë.
Aktualisht vazhdon të punosh?
– Patjetër mbas javës së dytë të operacionit iu ktheva punës. Puna është jeta ime për mua është dashuria dhe pasioni në lidhje me artin që më jep forcë t iu kthejë jetën këtyre njerëzve në lidhje me estetikën dhe moralin që ata e përjetojnë. Mos të harrrojmë jemi një vend Ballkani që bullizmi sa vjen dhe rritet me shumë.
Cila është forca jote më e madhe?
Forca ime më e madhe është respekti për veten dhe familjen më bënë të jem e fortë dhe të përballoj cdo penges që në përballemi në jetë.
Cfarë duhet të ketë parasysh një grua kur nis një biznes?
– Nje grua para se të nisi një biznese duhet të ketë parasysh konkurencën si dhe cmimet që do nisi këtë biznese. Por për fat të mirë nuk kemi deri tani konkurent.
Cfarë do ju thuash të gjithë atyre që sot vuajnë nga e njëjta sëmundje?
– Mesazhi im është një sensibilizim. Shkoni tek mjeku kryeni vizitat, paraprini gjërave sepse nesër mund të jetë vonë. Heshtja vret, duajeni jetën dhe luftoni mbi vdekjen.
#modele flokesh #kanceri i gjirit #shqiperia #balkan #bullizmi
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
