Kush është atletja e Maratonës së Tiranës që kërkon të ngjisë majat në Tokio
Atletja e re e talentuar Relaksa Dauti, nënkampionja e Ballkanit është renditur e dyta në garën e 800 metrave të Kampionatit Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura për të rinj e të reja, që u mbajt në Stamboll. Atletja e re është nga Dibra, 16 vjeç, në vitin e parë në gjimnaz por tepër e pasionuar pas sportit. Së fundmi ka marrë pjesë në Maratonën e Tiranës, që u zhvillua për të dytin vit radhazi, në të cilën morën pjesë 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës. Në këtë garë u shpallën çmime të ndryshme, ndërsa Relaksa doli e dyta në 10 km.
Relaksa e pyetur nga pozitivi.org prej sa kohësh ushtrohet dhe në çfarë vendesh, 16 vjeçarja shprehet kështu: “Kam gati 4 vite që merrem me sportin e atletikës. Tranjeri im ka qenë dhe është Taulant Stermasi. Meqenëse këtu në Tiranë nuk kemi një stadium atletike për t’u stërvitur, stërvitjen e bëj tek liqeni dhe tek Ministria e Mbrojtjes, gjithashtu shkoj dhe tek stadiumi “Elbasan Arena”.
Pjesmarrja në Maratonën e Tiranës ishte diçka e veçantë për të gjithë por akoma më shumë për Relaksën pasi zuri vendin e dytë në 10 km. “Ndihem shumë mirë për këtë fakt sepse mes shumë atyre garuesve dhe konkurecës së fortë unë arrita të zë vendin e dytë në atë garë dhe për këtë arsye jam e lumtur. Gara ishte e vështire sigurisht sepse unë nuk stërvitem për gara aq të gjata sepse disiplina ime është 800m, por pavarsisht kësaj gara shkoi mirë dhe maratona ishte e organizuar shumë mirë”, tha Relaksa për Pozitivin.
Konkurset dhe garat në të cilat ka marrë pjesë atletja e re kanë qenë të shumta por jo të lehta. Ka pasur vështirësi pafund siç tregon Relaksa, por ka mundur t’ju bëjë ballë deri më tani, e të triumfojë. “Gara më e vështirë për mua ka qene ajo që zhvillova në Kampionatin Botëror sepse ai zhvillohej në Kenia në një lartësi prej 1500m mbi nivelin e detit që do të thotë se është e pak e vështirë te jesh mirë me frymëmarrjen por gjithsesi ka shkuar mirë”.
“Siç e thashë kam marrë pjesë në gara brenda dhe jashtë vendit por këtu në Shqipëri nuk ka konkurence kështuqë çdo garë që kam bërë nuk ka qenë e vështirë ndërsa jashtë vendit disa gara ku unë kam marrë pjesë shumica kanë qenë ballkaniada të moshave nën 18 dhe 20 vjeç, në salla të mbyllura ku kam zënë vendin e dytë dhe gjithashtu dhe në salla të hapura. Kam marrë pjesë dhe në Botërorin e moshave persëri nën 18 vjeç dhe në festivalin Olimpik Europian të moshave.
Përsa i përket garave jashtë vendit secila ka pasur vështirësinë e vetë sepse në çdo garë kam pasur konkurencë por mendoj se gara më e vështirë për mua ka qenë ajo që zhvillova në Kampionatin Botëror sepse ai zhvillohej në Kenia në një lartësi prej 1500m mbi nivelin e detit që do të thotë se është e pak e vështirë te jesh mirë me frymëmarrjen por gjithsesi ka shkuar mirë”, tha ndër të tjera për Pozitivin Relaksa.
Gjithashtu edhe për atleten e re shqiptare që premton jashtëzakonisht shumë, emocionet dhe parapregatitjet për ditën e Maratonës nuk kanë munguar. Relaksa ka ndjekur një shembull, ajo është kushërira e saj, atletja e njohur Luiza Gega. Urojmë që Relaksa ta lartësojë dhe më shumë emrin e Shqipërisë. “Dita e maratonës për mua nuk ishte një ditë e zakonshme por ishte një ditë e bukur dhe pak e lodhshme. Emocione kisha pak sigurisht, por ato emocione ndikuan për mirë”. E re, plot vullnet dhe energji. Relaksa premton shumë dhe padyshim që në vitet e ardhshme do ta ngrejë zërin e Shqipërisë dhe në konkurse botërore. Sfida e rradhës për atleten është të kapë normën në Olimpiadën e Tokios në vitin 2020. “Planet e ardhshme janë kapja e normës për në Olimpiadën e Tokios ne 2020 dhe shpresoj t’ja dal”.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
