Këngëtarja shqiptare që po mahnit Rusinë
29/08/2019 Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare që po mahnit Rusinë

Këngëtarja shqiptare Inis Neziri po shënon suksese jashtë kufinjve shqiptarë. Pasi fitoi një festival mjaft të rëndësishëm aktualisht këngëtarja po merr pjesë në garën “Neë Ëave Festival 2019” që po mbahet në Sochi të Rusisë.

Juria e cila përbëhet nga artistë të njohur rusë i ka dhënë këngëtares shqiptare për dy netë radhazi pikët maksimale për performancën e saj. Tiparet dalluese që po vlerësohen tek Ines janë vokali i fuqishëm si dhe paraqitja dinjitoze gjatë performancave të saj.

Gjatë prezantimit, këngëtarja ka bërë edhe shqiponjën para publikut rus, ku është shfaqur edhe flamuri shqiptar.

Edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë e kanë mbështetur dhe vlerësuar Iris për talentin që ka, një prej tyre është edhe Aurela Gaçe e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan:  “ËOË, po ndodh kjo vajze super talent po perfaqeson Shqiperine ne Rusi. Mbrëmë ka marrë pikët maksimale nga e gjithë juria.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.