Mesazhet ‘ulëritëse’ të një proteste të heshtur
Në qytetin e Shkodrës 8 Marsi, festa e gruas ka qenë ditë proteste. Shoqata “Gruaja te Gruaja”, e cila është në mbrojtje të të drejtave të grave ka organizuar një protestë të heshtur për të dënuar dhunën e ushtruar ndaj tyre. Grave të kësaj shoqate i janë bashkuar edhe qytetarë të Shkodrës, të cilët janë veshur me të zeza në shenjë zie dhe respekti për viktimat e dhunës në 2019. Protestuesit kanë përcjellë mesazhe të rëndësishme përmes pankartave që mbanin në duar, në të cilat bëjnë thirrje për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat dhe së pari të drejtën themelore, jetën e gruas.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.










