
MENDONI TË BLINI SHTËPI TË DYTË? LEXONI MË PARË KËSHILLAT E FORBES
Blerja e një shtëpie të dytë, ndryshe quhet edhe shtëpi e pushimeve, mund të jetë një lëvizje financiare e zgjuar nëse planifikoni ta përdorni disa herë në vit. Por, nëse keni nevojë për një kredi hipotekare për të blerë një pronë të dytë, mendojeni pak më gjatë..Mund të keni nevojë gjithashtu për kursime më të larta sesa kishit për banesën tuaj të parë.
Normat e kreditit për shtëpinë e dytë
Vende të ndryshme aplikojnë norma të ndryshme interesi për banesën e parë apo për të dytën. Në Shqipëri nuk ka një përvojë të tillë por banka e analizon më mirë pasi kredimarrësit mund të jenë në rrezik lartë për vonesa në shlyerjen e këstit të radhës dhe nëse kanë vështirësi financiare duhet të përballojnë 2 kredi njëherazi.
Si të bleni një shtëpi të dytë
Kur bleni një shtëpi të dytë, situata juaj financiare mund të ndryshojë nga kur morët një kredi hipotekare për banesën tuaj të parë. Për këtë dhe arsye të tjera, këtu janë disa gjëra të rëndësishme për të marrë parasysh para financimit të një prone të dytë:
- Analizoni situatën tuaj financiare.

- Rishikoni qëllimet tuaja.
Konsiderojini të gjitha arsyet pse doni të blini një pronë të dytë. Për shembull, a do të përdorë familja juaj atë në vitet e ardhshme? A do të ketë nevojë për shumë riparime ose rinovime? A është ky një shtëpi e vërtetë e dytë, apo do të përdoret si një pronë investimi? Përdorimi juaj i pronës do të ndikojë në llojin e kredive për të cilat do të kualifikoni dhe kërkesat tuaja për kualifikim.
- Vizitoni zonën përreth.
A është shtëpia në një lagje ku pronarësia mund të rritet në vlerë? A është kjo një zonë ku do të shijoni kohën në të gjatë? Çfarë lloj zbavitje apo infrastructure ka zona? Po ashtu, lidhuni me agjentë të pronave të patundshme që mund t’ju japin një ide për tregun vendas të banesave dhe shërbimet në zonat që po i konsideroni.
Këto janë disa nga gjërat të cilat duhet t’i konsideroni kur blini një shtëpi të dytë. Një shtëpi të dytë mund të jetë një investim emocionues dhe financiar, por është e rëndësishme të jeni të përgatitur dhe të kuptoni të gjitha kërkesat dhe kostot që lidhen me këtë lloj investimi.
Artikullin e plotë në original të Forbes e lexoni këtu.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.