Mediat italiane ngrenë në “qiell” portierin shqiptar për fitoren 4-1 ndaj Milanit
11/09/2017 Shpërndaje

Mediat italiane ngrenë në “qiell” portierin shqiptar për fitoren 4-1 ndaj Milanit

Në ndeshjen e luajtur në “Olimpiko” Lazio fitoi 4-1 kundrejt Milan.

Ai që shkëlqeu me realizimin e 3 golave spektakolarë ishte Immobile. Një performancë të shkëlqyer dha dhe portieri shqiptar i Lacios, Thomas Strakosha ndaj të cilit nuk kanë munguar komplimentat.

Në fund të ndeshjes portieri shqiptar i Lacio, Thomas Strakosha u lavdërua nga të gjithë. Ndër komplimentuesit ishin SportMediaset ku shkruhej, “Strakosha 6,5 – Sa vlerë ka një portier pas një rezultati 4-1? Vlen sepse ai ka bërë gjithçka duhet dhe ashtu siç duhet”.
Më pas Eurosport, “STRAKOSHA 6 – Një administrim konstant në të dyja pjesët. Gjendet gati në goditjet e lojtarëve të Milanit që nuk e surprizojnë”. E kështu me rradhë dhe disa portale tjeera.

VIDEO:[/ot-video]

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.