Media në fokus dhunën në familje. Luarasi: “Shtëpia vendi më i tmerrshëm për gratë dhe vajzat”
Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi e shikon median si aleatin më të mirë në luftën kundër dhunës në familje. Një fakt i tillë sipas saj ka ndodhur edhe gjatë periudhës së Pandemisë së Covid 19, kohë ku sipas saj media ka pasur interes edhe më të shtuar në denoncimin e rasteve të dhunës në familje. Këtë ajo e sjell me faktin se ka qenë gjithnjë e më shumë e ftuar për të raportuar në media të ndryshme për këtë çështje, problem i cili sipas saj ka qenë alarmant gjatë izolimit.
Iris Luarasi:
“Gjatë periudhës së Covid 19, unë kam dhënë pafund unë intervista për pjesë që ka të bëjë me dhunën në familje apo dhunën me bazë gjinore. Aq më tepër që në fakt ka qenë një problem alarmant dhuna në familje gjatë periudhës së Covid 19, veçanërisht gjatë karantinës po flas, sepse situata e Covid 19 e kemi dhe tani”.
Shifrat e denoncimit të rasteve të dhunës kane qenë jo pak të çuditshme për zonjën Luarassi, e cila sjell të dhënat të frikshme të rritjes së dhunës në familje gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë.
Iris Luarasi:
“Kështu gjatë gjithë periudhës që ne patëm karantinë ne pamë një situatë të çuditshme. Në 10 ditët e para të karantinës numri i telefonatave u ul ndjeshëm, por kjo ishte vetëm për 10 ditët e para sepse më pas ka pasur një bum telefonatash. Kështu muaj prill ka pasur 60% të telefonatave më shumë, muaj maj ka pasur 50% të telefonatave më shumë krahasuar me një vit më parë. Një rritje e jashtëzakonshme e denoncimeve që përkthehet një rritje e jashtëzakonshme të dhunës në familje. Vendi ku njeriu duhet të ndjehet më i sigurt, që është shtëpia, në fakt nuk ishte fare i sigurt por ishte një vend i tmerrshëm për viktimat e dhunës në familje apo dhe dhunës me bazë gjinore”.
E prezenca e medias ka qenë e shtuar për dhunën në familje thotë zonja Luarasi. Ndaj në çdo rast ajo preferon që median ta konsiderojë aleatin më të mirë në betejën kundër dhunës në familje, e për këtë ka dhe shembuj.
Iris Luarasi:
“Raportimet më të shumta i kemi pasur për dhunën psikologjike dhe emocionale dhe më pas dhuna fizike. Unë median e kam parë median në këtë periudhë si aleate. Gjatë gjithë kësaj periudhe ne kemi qenë të bombarduar me kërkesa për të dhënë interevista në media dhe për të folur për rastet që kemi pasur gjatë periudhës së Covid, si janë mbuluar këto raste, madje dhe interevista me gra që kanë marrë asistencë dhe ndihmë.
Unë nuk jam me teorinë që media të gjendet fajtore për pjesën e raportimit të dhunës në familje apo dhunës seksuale sepse media ka qenë një aleat i jashtëzakonshëm për ti bërë publik këto raste. janë pafund rastet që ndodhin dhe për shkak se ato nuk marrin vëmendjen mediatike kalojnë pa u ndëshkuar dhunuesi”.
© 2020, Pozitivi. All rights reserved.