Gëzim Gashi, shqiptari i parë që ka hapur shkollë arti në Amerikë
13/12/2019 Shpërndaje

Gëzim Gashi, shqiptari i parë që ka hapur shkollë arti në Amerikë

Gëzim Gashi është një nga emrat më të njohur të botës së aritit në Amerikë, në Suedi dhe po ashtu i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles.

Gashi me origjinë nga Kosova është shqiptari i parë që ka hapur shkollën e artit në Amerikë. Dëgëzimet e sukesit për të po shtohen gjithmonë e më shumë pasi ka vendosur që markën e tij ta përhapë në shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë. Puna e tij artistike ka tërhequr edhe vëmendjen e medias së huaj, disa prej tyre janë Forbes dhe Huffington Post të cilat kanë shkruar për shqiptarin e suksesshëm.

Së fundmi Gëzimi ështëftuar në universitetin më prestigjioz në botë “Harvard”, për të ligjëruar para studentëve nga e gjithë bota. Ligjërata e tij do të mbahet më datë 9 mars 2020, në Universitetin e Harvardit.

Jeta prej refugjati nuk e ka penalizuar aspak, madje i ka dhënë forcë dhe kurajo për të luftuar për ëndrrat. Suksesi i tij me hapjen e shkollës së parë artistike dhe ftesa për të qenë i pranishëm në një universitet kaq prestigjoz ka qenë një arritje dhe vlerësim i madh për të. Me punë dhe përkushtim ëndrrat mund të bëhen realitet.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.