Masat anti Covid drejt fundit për hyrjen në Greqi dhe Zvicër
29/04/2022 Shpërndaje

Masat anti Covid drejt fundit për hyrjen në Greqi dhe Zvicër

Komisioni i Ekspertëve të shëndetësisë në Greqi këtë të enjte kanë vendosur heqjen e certifikatës së vaksinimit anti Covid për hyrjen e qytetarëve në vend duke filluar nga 1 maji.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë përdorimi i certifikatës së vaksinimit anti Covid do të hiqet nga 1 Maji deri në muajin gusht.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura është një masë që do të vijojë që të ngelet në fuqi gjatë muajit maj, mbase mund të këtë ndryshim në muajt në vijim.

Nuk e dimë kur do të hiqet maska, ajo do të mbahet në ambientet e mbyllura, sepse maska ​​është një masë e butë. Ajo që po themi është që të paktën për muajin maj të ketë maskë dhe prej andej e më tej, në bazë të imazhit shëndetësor të vendit, do të vendoset se çfarë do të ndodhë nga qershori”, theksoi ai.

Edhe Zvicra do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet anti-covid, sipas një deklaratë të qeverisë. Sipas njoftimit, do të mbetet në fuqi detyrimi për mbajtjen e maskës në transportin publik dhe infrastrukturën shëndetësore.

Karantina e detyrueshme pesë-ditore për ata që rezultojnë pozitivë me koronavirus do të qëndrojë gjithashtu në fuqi deri në fund të marsit, sipas qeverisë, për të mbrojtur personat më të rrezikuar.

Më shumë se 90% e 8.6 milionë personave janë të mbrojtur nga Covid. Më shumë se 2.6 milionë raste janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë  në Zvicër.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.