Mamaja dhe 6 djemtë dhurojnë flokët për bamirësi
20/09/2017 Shpërndaje

Mamaja dhe 6 djemtë dhurojnë flokët për bamirësi

Mamaja me 6 djemtë  vendosën të rrisin flokët për t’i dhuruar për bamirësi.

Andre është djali më i madh, 10 vjeçar. Ajo gjithashtu ka 2 djemtë binjakë 8-vjeçarë të cilët quhen Silas dhe Emerson. Tre djemtë e tjerë 5 vjeçarë quhen Herbie, Reed dhe Dexter ndërsa vajza 2-vjeçare me emrin Marah Taylor.

Të hënën, Phoebe Kannisto dhe gjashtë djemtë e saj vizituan një sallon bukurie, për të prerë flokët. Në total, familja dhuroi për fëmijët që kanë humbur flokët 17 metra flokë. “Natyrisht, flokët e të gjithëve u rritën me ritme të ndryshme ndaj u desh mjaft kohë që të gjithë të jenë gati”, tha Kannisto.

Andre i rriti flokët për një vit, binjakët për gati dy vjet dhe 3 të tjerët për gati pesë vjet. Ata tashmë planifikojnë donacionin e ardhshëm, pasi dëshiron të marrë pjesë dhe motra e vogël. Flokët e saj nuk ishin të mjaftueshme për t’i dhuruar këtë herë prandaj vogëlushja u ul në sallon dhe qëndroi duke parë vëllezërit teksa prisnin flokët.

Nëna e 7 fëmijëve tha se për këtë gjest  human është motivuar për shkak se miku i saj humbi djalin 3 vjet më parë si pasojë e kancerit. “Djali ka qenë në moshën e binjakëve të mi ndaj dhe ata duan të ndihmojnë fëmijët e tjerë dhe e vetmja mënyrë si mund ta bëjnë këtë është duke dhuruar flokë”.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.