50 fotot frymëzuese të Shqipërisë që mbajtën “peng” fotografin e huaj
28/12/2017 Shpërndaje

50 fotot frymëzuese të Shqipërisë që mbajtën “peng” fotografin e huaj

Jacob, fotografi i wanderlustingk.com me anë të këtyre rreshtave tregon impresionin që i ka lënë Shqipëria kur e vizitoi për herë të parë. Dëshira për të vizituar vendin tonë i erdhi pasi pa disa foto, mjaft të bukura. Pasi kaloi pushimet në Shqipëri, e klasifikoi atë si udhëtimin e preferuar të 2017. Jo vetëm kaq. Ai ka planifikuar që në 2018 të shkelë në shumë vende që s’mundi ta bënte në vizitën e parë.

Natyra e bukur, të ecurit e mrekullueshëm, qytete plot histori, mot i ngrohtë, byrek i shijshëm dhe çmime fantastike,  ishin disa nga gjërat që e lanë “pa fjalë”. “Çfarë tjetër mund të kërkojë dikush kur është me pushime? Vazhdoni të shikoni fotot e bukurive shqiptare duke përfshirë edhe vendet më të bukura që ne vizituam në Shqipëri.

Nuk shkuam në plazh apo det por shpresoj të kthehemi në Shqipëri në një të ardhmje të afërt për të parë sa më shumë bukuri të këtij vendi. Nëse nuk kemi përshfirë vendin tuaj të prefuar në Shqipëri, na thoni ta vizitojmë në udhëtimin tonë të ardhshëm. Jam gjithashtu, në mënyrë modeste, i fiksuar pas byrekut”, shkruan ai.

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.