Një botë me ngjyra: Pesë destinacione që do t’ju verbojnë sytë
Nga Maroku në Miami, tregime intriguese qëndrojnë pas disa prej qyteteve më të gjalla në botë. Pamjet janë të rralla në këto vende, dhe kjo është një arsye pse i bën më të veçanta.
1) Të jetosh në anën e ndritshme; Nuk ka dy shtëpi fqinje me të njëjtën ngjyrë në ishullin veneal të Burano-s. Legjendat lokale thonë që kjo ka ardhur sepse njerëzit filluan të pikturojnë shtëpitë e tyre sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që peshkatarët t’i shihnin edhe në mjegull e kështu mund të shmangnin rënien.
2) Vetëm blu; Shumëçka në Marok është ngjyrë blu, shtëpitë, xhamat, ndërtesa qeveritare madje edhe kazanët e plehrave dhe llampat. Askush nuk është i sigurt përse, por një teori është se refugjatët hebrenj që u vendosën atje sollën me vete një traditë të pikturimit të gjërave blu për të pasqyruar qiellin, në mënyrë që t’ju kujtonte Perëndinë.
3) Pikturë e qytetit; Lagjia e portit të La Boca në Buenos Aires, Argjentinë, përballet me shumë sfida: varfëria dhe krimi midis tyre. Pranë ekipit të Boca Juniors ndodhet muzeu i rrugës Caminito me shtëpi krejt ngjyra të ndezura. Thonë se peshkatarët dikur përdorën ngjyra të ndritshme detare.
4) Rrugë të zgjuara; Arti më i mirë i rrugës ndodhet në Amerikën e Jugut, Valparaiso në Kili është një labirint i rrugicave me ngjyra. Kisha të shekullit të 19-të pikturuara me shkëlqim qëndrojnë pranë muraleve më të bukura moderne. Në vend që të shmangin artin e rrugës, autoritetet e qytetit duket se e përqafojnë atë si një pasuri kulturore.
5) Nuancë Miami; I njohur për trashëgiminë e tij të art deco, Miami është një gosti për syrin, me neon dhe palma. I njohur si “Qyteti Magjik” dhe kjo më shumë sepse ka një gama ngjyrash speciale.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.





