

“Facebook” merr “flakë” për “mbulimin” e Skënderbeut në shesh: E vërteta
“Mbulimi” i statujës së Skënderbeut, ditën e premte më datën 1 shtator, në ditën e Kurban Bajramit, gjatë faljes së Namazit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u kthye në jehonë debati në mbarë vendin. Mjaftuan disa ekrane të vendosura përpara statujës së heroit kombëtar gjatë faljes së namazit, që në rrjetet sociale dhe media të hidheshin akuza tepër të rënda e shpërthyese, ndaj komunitetit musliman, me pretendimin për të mbrojtur figurën e heroit.
Një bum reagimesh në rrjete sociale, nga persona që nuk kishin qenë fare në vendngjarje. Reagime të forta nga figura politike, artistë, aktorë të ndryshëm të shoqërisë, deri tek mllefi i qytetarëve. “U masakrua heroi kombëtar nga Turqit”, shkruanin disa. Reagime që tregonin haptazi islamofobinë. Përpos reagimeve negative kishte dhe nga ata që e kuptuan si qëndronte e vërteta e kësaj ngjarje.
Në të vërtetë statuja e Skënderbeut nuk ishte mbuluar as me çarçaf, as me jorgan e batanije siç pretendohej në reagimet e ashpra në rrjet. Në krah tij ishte vendosur një ekran ku u përcoll një mesazh urimi nga kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj përpara besimtarëve që u falën në shesh me rastin e festës së bajramit, por jo duke e mbuluar heroin kombëtar “Skënderbeun”.
Në të vërtetë i gjithë debati ishte fals, sepse siç u pa në videot dhe fotot që qarkulluan në media për të sqaruar zërat e “egërsuar”, heroi nuk ishte mbuluar me asgjë, por vetëmse në krah të tij ishte vendosur ekrani ku u përcollën disa ajete kuranore, me rastin e mbledhjes në këtë shesh, që ishte festa. Edhe pse ishe ditë feste, e cila simbolizon paqe, e gjitha u kthye në jehonë debati. Pas një lumi me komente negative, këto ishin disa nga reagimet që kuptuan drejt situatën ndërsa të tjerë vazhdonin të sulmonin, duke e marrë të mirëqenë faktin se statuja e heroit ishte mbuluar.
Disa reagime:
Andi Bejtja:
Filloi viti i Skenderbeut
Hera pare qe ndejtja nja dy ore pa lundruar neper portale dhe sa u ktheva lajmi qe te binte si bombe ne stomak kudo ishte: myslimanet kane mbuluar Skenderbeun teksa faleshin ne shesh. Skandal kane mbuluar Skenderbeun ! Skandal ketej! Skandal andej! Bej te gjej ndonje jorgan a batanije mbi kalin e Skenderbeut nuk kishte asgje, thjesht nje monitor perballe atyre qe faleshin. Ky popull eshte i madh e nxjerr lajmin nga hici! Dhe mire ben qe ja vune dhe monitorin para Skenderbeut, se po te kishte fushepamje Skenderbeu do e kuptonte qe luftoi kot!
Osman Stafa:
O njerez!
Ne islam ndalohet falja e namazin para çfaredolloj figure, qofte fotografi, pikture a skulpture. Prandaj, gjate faljes se namazit duhet vendosur perde mes falesit te namazit dhe figures (kete rast bustit). Ne rast se ka dicka te qellimshme ne kete histori.
Vendosja e perdes mes falesit te namazit dhe ndonje figure nuk ka te beje me mosrespektimin e figures, por lidhet me parimin islam te mosngjasimit te adhurimit islam me idhujtarine.
Myslimani nuk ben sexhde para asnjelloj figure, por vetem para Zotit. Prandaj, ne xhami nuk ka fotografi, madje as ne artin islam ne pergjithesi.
Mos nxisni tema nga hiçi për të nxitur urrejtje se u bëtë gazi i botës me injorancën e “patriotizmin” tuaj.
Po thoni qe ata ne shesh, jane antiSkenderbe?
Kurresesi qe jo. Madje ata jane me te ndershem sesa ju, qe vetem llomocisni sa here ju del dicka perpara. Ata aty ne shesh respektojne katolike dhe ortodokse. Ata besimin e tyre e shprehin duke bere mire, duke ndihmuar te varferit, duke ndihmuar sakatet, ndersa ju, cfare beni?
Luftoni ne facebook, me statuse, se na “pushtuan” Skenderbeun!
Sa te marre! Sa nacionalizem i peshtire!
Po politika po na pine gjakun prej 27 vitesh, askush nuk reagon, apo te protestoje. Ju dilni ne shesh vetem kur ju therrasin partite, edhe ju predikojne genjeshtren. Nuk dilni per taksat, nuk dilni per pune, nuk dilni per ulje cmimesh, sepse ju jeni frikacake, s’keni kellqe. E vetmja gje qe dini te beni eshte te perhapni percarje nga facebooku. Ne vend qe sot, njerezit t’i bejne presion politikes, per reformen ne drejtesi, se nje grua u vra dje, per faj te mekanizmave jofunksionale te shtetit, flasin e thone, na iku “Skenderbeu”. Jo. Skenderbeu nuk iku, ai do te qendroje aty pergjithmone, sepse Skenderbeu eshte heroi i Shqiperise, eshte heroi im. Respekt per ata njerez qe mundohen cdo dite te “luftojne” per Shqiperine, per t’i bashkuar njerezit, sic beri Skenderbeu, kur ata ishin te percare, dhe jo t’i percajne pa arsye.
Mendoj se asgje ne kete histori nuk ishte e qellimshme. Po ashtu, nese KMSH, do e mendonte kete reagim, me siguri do e kishte falur Kurban Bajramin ne Bulevard (ku e ka falur gjithmone) dhe jo aty.
Gezuar Kurban Bajramin njerez, edhe sa me shume paqe, deshire per te punuar, deshire per te dashuur njeri-tjetrin, dhe te ndihmuar ata qe kane nevoje. Nese nuk e beni dot kete, mos u korruptoni, punoni ndershmerisht, se Skenderbeu do jete krenare per ju, dhe do e mbaj shpaten lart. Te pakten mos percani dhe mosurreni shoqi shoqin. Te pakten respektoni deshiren e Skenderbeut, ne beselidhjen e Lezhes.
Nese as kete se beni, parazitoni, por mos “flisni”.
– Zyrtarisht hapet komentshkrimi, per te me share!
Hysni Gurra:
Uau!!! ?
Pelegrinët shqiptarë në një nga momentet kulminante të peligrinazhit (Jamarat vendi ku goditet djalli me gurë) me falmurin e Skënderbeut në duar.
Foto janë ekskluzive, për ndonje mik gazetar që në këtë ditë paqe i intereson e vërteta dhe gurët duhet t’i hedhë drejt djallit e jo drejt njëri-tjetrit 01/09/2017.
Agron Hoxha:
Dy fjalë shkurt në vend të përgjigjes:
1- Bajramin e kaluar (ditën e zgjedhjeve) Skenderbeu ka qenë edhe më i mbuluar / izoluar se këtë Bajram, dhe kjo ka qenë skenografia e Bashkisë e cila ka qëndruar e instaluar për rreth një muaj.
2- Nuk e kanë nga dashuria për Skenderbeun, por nga urrejtja për myslimanët… (Gjuha e përdorur është gjuha e urrejtjes dhe jo e dashurisë)
Sidorela Jança:
Drejtuar te gjithe atyre fejsbuksjaneve qe u ndjene te fyer dhe te turperuar se gjasme u mbulua Skenderbeu. Ky komuniteti i FCB-se qe merr ere dhe behet si foleja e grerezave kur i prish terezine, shfryn mllefin ne nje dite paqeje, kur te gjithe ata aty ne shesh u luten per Shqiperine dhe te ardhmen e femijeve te tyre ne kete vend.
Ja e verteta!
Emir Topi:
Nuk ka rëndësi a u “mbulua” Skënderbeu. Ajo që ka rëndësi është që vazhdon të zbulohet fakti që shqiptarët janë thjesht injorantë pa informacion. Dikur u fliste goja para mendjes, sot u flet Facebook para gojës.
Urim Gjata:
Mos dëgjoni mashtruesit dhe përçarësit.
Monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, as nuk ufsheh a nuk u mbulua.
Skënderbeu është heroi ynë kombëtar:
Skënderbeu sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij:
luftën njëshekullore kundër pushtimit osman.
Skënderbeu realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetem.
Elvis Naçi
Ai i cili mundohet te lartesoje Emrin e te Madhit Zot dhe ti shpjegoje njerezve Madheshtine e Krijuesit te Gjithesise do te lartesohet dhe bekohet nga te gjitha anet, kush larteson dhe ngren veten e tij do te mbese gjithmone i vogel!
Shkëlzen Berisha:
Jo ne emer te Skenderbeut
Myslimanet e kane te ndaluar te falen para statujave (pa dallim nese eshte e Gjergjit apo e sulltanit).Per te respektuar rregullat e besimit dhe mos u lene shteg interpretimeve, mbase here tjeter mund te evitojne sheshin dhe ti rikthehen bulevardit ose xhamise se madhe qe po ndertohet.Por kam nje pyetje per te gjithe ata qe kane reaguar. A do reagonin njelloj sikur fjala vjen statuja te mbulohej per te xhiruar nje film apo per te mbajtur nje koncert te madh? Nese do aplikonin te njejtin standart edhe per vellezerit e tyre nje dite ne vit, mbase gjithe ky debat do ishte pa vlere. Ne fund trashegimia e vertete e Skenderbeut eshte bashkimi, jo percarja dhe toleranca eshte kusht themelor per kete.
Jusuf Thaçi:
Ata që flasin pse u “mbulua” Skenderbeu, jane porno-patriote
Analisti kosovar Jusuf Thaçi ne nje postim qe ka bere ne facebook sot ka mbrojtur myslymanet qe ti vene ferexhe Skenderbeut kur ata falen. Ai ka shkuar:
“O injorantë e urrejtje-nxitës,
Në islam ndalohet falja e namazin para çfarëdolloj figure të gjallesave, qoftë fotografi, pikturë a skulpturë e çfarëdolloj gjallese. Prandaj, gjatë faljes së namazit duhet vendosur perde mes falësit të namazit dhe figurës së gjallesës.
Edhe nëpër odat tona në Kosovë ku është e vendosur fotografia e Adem Jasharit në drejtim të Kibles, ajo foto ose hiqet ose mbulohet gjatë faljes së namazit.
Besjan Pesha:
Pati një furtunë reagimesh sot sepse ishte “mbuluar” statuja e Skënderbeut në shesh gjatë faljes së Komunitetit Mysliman. Si ditë pushimi vendosa të bëj një sondim të vogël. Studiova 30 profile të reagonjësve. Nga këta vetëm 2 kishin reaguar ndaj shpërthimit të mutit në Sarandë e Ksamil. Të tjerët kishin zgjedhur heshtjen.
Si shpjegohet? Sepse në llogjikën time, teksa mbas faljes Statujës do ti rikthehet pamja, njolla e mutit turistik do të dojë kohë të lahet. Paratë e “humbura” do të duan kohë të rekuperohen, kohë nga jeta jonë e çmuar.
Pse kaq të ashpër me simbolikën dhe kaq të butë me faktin? Kur do e kuptojmë se madhështia e figurave tona historike është e lidhur ngushtë me zhvillimin e vendit? Sa më shumë zhvillohet vendi, aq më të mëdhenj duken heronjtë kombëtarë. Sa më i lodhur, i pazhvilluar, i korruptuar, i pashpresë vendi, aq më të vegjël duken heronjtë e tij.
A do të ishin aq të mëdhenj baballarët e Amerikës nëse kjo e fundit do të ishte një vend i përçarë dhe i pazhvilluar? Jo! Sepse vepra e tyre nuk merr kuptim nëse vendi nuk lulëzon.
Skënderbeu të dashur u mbulua edhe kur pati miting Partia apo kur uinagurua sheshi. Shikoni pamjet. Askush nuk u ndie. Do mbulohet e zbulohet sërisht sa herë të ketë evente në shesh. Dhe s’ka asnjë problem. Ndodh kudo. Ti lëmë pra të falen të qetë motrat dhe vëllezërit myslimanë. Ti gëzohemi Bajramit në harmoni.
Pyetja e vërtetë është:
Me mutrat si do ja bëjmë?
Taulant Muja:
Ska nevoje per kete lloje panike. Nuk e di pse e bejme kaq te madhe? Apo ndoshta sot eshte dite feste dhe njerzit pa pune, e thjesht po humbim kohen. Pse u mbulua? Kush e mbuloi? A bene mire qe e mbuluan? Duhet t’i leme keto dogma. Ndriqoni mendje, shikoni perpara, musliman, te krishter dhe ortodoks e te pa fe. Uroni, duajeni, solidarizohuni me njeri – tjerin. Mos mendoni te keqen, e mira na jeteson na ndrite!
P.S
Skenderbeuu mbulua, su mbulua mbetet Skenderbe, e mira e tij eshte se nuk eshte joshur nga te mirat e Perandoris Osmane por u kthye me i mbrojte bagetit dhe bujqesit e Shqiperis, aq kishte shqiperia ne ate kohe bageti dhe bujqesi, toka, male dhe fusha ??
Urime Kurban Bajrami.
Genti Kruja:
Mediat sot:
– Skandal…
– Shpërthen filani…
– Mbulohet…
– Zbulohet
– “Qindra” besimtarë falin Bajramin…
– Kërcënojnë… etj.
Ndërkohë sot është festë ku festojnë të gjithë shqiptarët, kur gëzohen fëmijët, prindërit, familjet, bonjakët, jetimët, ditë ku u shpërndanë mijëra kurbanë në të gjithë Shqipërinë, ditë ku 500 haxhilerë luten për vendin e tyre, për më shumë siguri e më shumë mirëqënie e begati, ditë kur njerëzit falin njëri-tjetrin dhe gëzojnë festën e Bajramit.
Paqe e dashuri për çdo të privuar prej tyre.
Erion Veliaj:
Po ça t’u bëj unë mor lal. Dhe ekranet do më ndaloni tani? Po mi hoqët ata më mirë merrni çelësat e Bashkisë.
Shpëtim Idrizi: Skënderbeu është gurë e madhe historike. Ai kishte dhe emrin Gjergj, dhe emrin Skënder. Sot ai e kishte Skënder.
Ilir Meta: Si president i vendit, dënoj çdo përpjekje për cenimin e gurës së Skënderbeut, dhe po ashtu çdo përpjekje për të sulmuar komunitetin mysliman. Kjo çështje të gjykohet në Këshill Bashkiak të Tiranës dhe aty vendos LSI.
Skënder Bruçaj, kryetar i Komunitetit Mysliman: Sikurse dihet, unë dhe Skënderbeu kemi të njëjtin emër. Skënder ai, Skënder unë. Siç duket dhe në foto, unë kam folur në krah të Skënderbeut. Pamja ime para syve ishin besimtarët e ulur në gjunjë. Unë dhe Skënderbeu ishim përballë tyre. Për ta pasur mendjen tek unë dhe jo tek Skënderbeu, një pjese të besimtarëve, ua mbulova pamjen. Pjesa tjetër më shihte edhe mua, edhe Skënderbeun, por unë isha para Skënderbeut.
Lulzim Basha:
Kur isha unë kryetar bashkie, e dija këtë rrezik, ndaj e ktheva sheshin në fushë me bar, që të kulloste kali i Skënderbeut. Tani ju ka zënë mallkimi im, dhe do ta vuani.
Vangjel Dule: Skënderbeu është heroi i Epirit. Emri i tij është Jorgo. Kjo pranohet nga gjithë historianët. Edi Rama po i prish djalit te tij pronat në Himarë, të cilat i trashëgon familja snike Nerënxllari, pasardhëse e Jorgos Kastriotis. Qeveria greke nuk ka për të ndenjur duarkryq për këtë.
Afrim Berisha:
Turpi i shtetit shqiptar sot ne Tirane,mbulohet statuja e Gjergj Kastriotit.
Gani Mehmeti:
Atë që osmanlinjtë nuk mundën ta vrasin në luftë
E vranë sot shqiptarët Skëndrbeun në “paqe”!!!
Artan Lame:
JE SUIS SCANDERBEG
E kam qeshur e jam tallur me Skënderbenë, sa pa dyshim e kam tepruar. Kam bërë ironi dhe i kam rënë në qafë, sa s’di si më ka duruar. Por i kam bërë këto se e dua Skënderbenë njeri me mish e kocka me halle e telashe, jo si një mit të kalçifikuar nga ata që pastaj themi “pale a ka qenë”.
Ashtu sikundër çdo i krishterë i mirë, e do Jezunë si njeri që zbriti mes vdektarëve e dha jetën për ta. Ashtu sikundër çdo muhamedan i mirë, e do Muhametin si njeri që ulur këmbëkryq u shpjegon të thjeshtëve udhën e drejtë. Ashtu edhe unë e dua Skënderbenë si njeri që mes njerëzve të tij, me gjoks përballte të keqen e madhe të kohës vet, ndërsa me kurriz mban edhe llafet e kohës sonë.
Por sot Skënderbenë tim ma zunë me perde që të mos shihej se si mbretëron e kalëron mbi kalë tash 550 vjet. Sot i zunë të pamët të mos i shihte, neser një zot e di se ç’mund t’i bëjnë.
Ndaj sot jam i gatshëm nga njeri të bëhem hero, për të mbrojtur heronë-njeri. Sot ndjehem i gjithi “je suis Skanderbeg”. E në qofshim shumë, s’kanë ç’i bëjnë heroit.
A.
Eduart Ndocaj:
Nese mbulimi i monumentit te Gjergj Kastriotit eshte bere ne diten e faljes se Barjamit per arsye fetare e konsideroj nje aksident te rende dhe nje veper penale.
Nuk lejohet per asnje arsye dhe pa nje autorizimin te vecante mbulimi apo rrethimi i Monumentit te Skenderbeut, te Heroit tone kombetar.
Bashkia dhe Erjon Veliaj duhet te japin shpjegime per kete.
Feja dhe Kombi jane te ndryshme, por ne historine tone kombetare kane qene plotesusese per mbijetesen tone.
Gjergj Kastrioti eshte heroi i cdo shqiptari, pa dallime fetare apo krahinore.
Me vepren e Skenderbeut krenohet e gjithe Europa dhe Perendimi duke vendosur monumentin dhe emrin e tij ne rruget dhe sheshet krysore te qyteteve.
Nuk duhet te friksohemi nga identiteti yne europian dhe duhet te vazhdojme rrugen tone tradicionale te tolerances dhe harmonise fetare.
Te gjjthe shqiptaret jemi vellezer dhe Skenderbeu eshte heroi yne!
Agron Gjekmarkaj: Mbulimi i Skënderbeut, akt i denjë taleban në kufijtë e terrorizmit
Kastriot Myftaraj: “Mbulimi i Skënderbeut atentat xhihadist, do t’i shfarosim si insekte ata që prekin Skënderbeun…”.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.10"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));
Live nga ceremonia e faljes së Kurban Bajramit 2017
Posted by Komuniteti Mysliman i Shqipërisë on Thursday, August 31, 2017
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
