Libraria më e lartë në Europë, në Malin e Bardhë në lartësinë 3.466 metra
03/08/2019 Shpërndaje

Libraria më e lartë në Europë, në Malin e Bardhë në lartësinë 3.466 metra

Libraria më e lartë në Europë, hapet në Malin e Bardhë, në lartësinë 3.466 metra, nga shtëpia botuese Feltrinelli, e themeluar në vitin 1954 nga Giangiacomo Feltrinelli.

Në stacionin Punta Helbronner The Sky, lind libraria e re Feltrinelli, e cila është më e larta në Europë.

Duke qenë se librat shërbejnë për të zgjeruar horizontet dhe mund të na nxisim të përshkojmë rrugë të paeksploruara më parë, nuk ka asgjë më të mirë se t’i lexosh në majë të maleve, pranë qiellit, duke kapërcyer kufijtë. Kjo është ideja që përshkon laFeltrinelli 3466 dhe teleferikun Skyëay Monte Bianco, – thotë drejtuesja e Funivie Monte Bianco Spa, Federica Bieller.

 “Ajo që e bën malin unik dhe eksploruesin me fat është mundësia për ta parë botën nga një këndvështrim tjetër dhe emocionues”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.