Larg pushimeve të “izoluara”, provoni të kaloni ‘kohë të mirë’
Udhëtimet janë një mundësi që të relaksoheni, të eksploroni vende të reja dhe të kaloni një kohë të mirë. Por shumë njerëz, i ngatërrojnë udhëtimet me disa kokteje në plazh, duke provuar verën e një rajoni ose me qëndrimin nëpër bare. Sikur të ishin të ‘izoluar’ në një hapësirë të caktuar përgjatë gjithë ditëve të pushimeve. Por për njerëzit që nuk preferojnë të pijnë dhe të qëndrojnë pasiv, ndonjëherë mund të ndiejnë sikur mundësitë e “kohës së mirë” për ta janë më të kufizuara.
Sipas eksperiencave të turistëve dhe ekspertëve vendet që janë ideale për vizitorët që nuk pinë, nga destinacionet me kultura që nuk kanë në fokus pijen dhe baret, deri tek vendet që ofrojnë një sërë aktivitetesh të natës janë të pfundme. Natyrisht, mund të shkosh kudo nëse je i matur. Një ide e mirë është nëse të bësh ecje në Shqipëri, një atraksion i përzgjedhur tej mase nga turistët është nga Thethi në Valbonë.
Nga Thethi për në Valbonë nuk është e mundur të shëtisësh gjatë gjithë vitit për shkak të terrenit të vështirë, sepse kalimi i malit bëhet shumë i akullt gjatë dimrit. Muajt e verës janë perfekt për të eksploruar këtë vend. Nëse po shkon për herë të parë me siguri të duhet një udhëzues edhe pse gjurmët e rrugës janë të lehta për t’u ndjekur dhe çdo ngjitës i mirë mund ta bënte. Me një grup shokësh që janë të interesuar për këtë bukuri për Thethin do ta bënte më special udhëtimin sesa të ngjiteshit fillikat i vetëm.
Ashtu sikurse Thethi edhe nëse vizitoni zona të tjera malore rekomandohet të keni kujdes me motin, ngjitjet janë të rrezikshme, sidomos kur ecni ne majat më të larta në Shqipëri. Turistët që vijnë gjatë verës zakonisht destinacion kryesor kanë bregdetin, që është special për të bërë pushimet. Patjetër duhet vizituar Ksamili, Saranda, Himara dhe Dhërmiu të cilat kanë ujërat të kristalta dhe panoramën malore që i rrethon. Bregdeti shqiptar është i egër dhe i mrekullueshëm dhe nuk ka asnjë të ngjashëm në Europë.
Shqipëria ka disa prej vendeve historike dhe zonave të UNESCO-s të paimagjinueshme. Mund të gjesh rrënoja romake, kështjella mesjetare, bunkerë sovjetikë dhe mbetje osmane. Vetëm qyteti antik i Butrintit, në jug të vendit, do të mjaftonte për të udhëtuar, ashtu si Berati dhe Shkodra, dhe shumë vende të tjera edhe më të bukura. Vende të virgjëra siç është në Dibër Lura dhe 7 liqenet karakteristike, padyshim ngjallin kuriozitet për turistë vendas dhe të huaj. Megjithëse terreni për vizituar Lurën dhe liqenet e saj është i vështirë për shkak të infrastrukturës së keqe, ato që kanë pasur guxim kanë mundur të shikojnë natyrën dhe liqenet përrallore që ka. Destinacionet janë pafund, në natyrën e mrekullueshmë të Shqipërisë. Për t’i vizituar të gjitha vendet nuk do të mjaftonin vetëm pushimet e kësaj vere por edhe shumë të tjera. Bëni planet dhe mos humbisni më shumë kohë, sepse natyra ju thërret.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
