Festa e Bajramit festohet dhe në rrugët e Tiranës
Festa e Kurban Bajramit ditën e djeshme ka gëzuar pa masë qindra besimtarë në mbarë botën. Mëngjesi i së premtes në Shqipëri disa i ka gjetur në sheshin Skënderbej duke falur namazin, të tjerë në sheshet e qyteteve në zona të ndryshme të vendit.
Urimet mes besimtarëve kanë qenë nga më të ngrohtat dhe dashamirëset. Çdokush e festoi në forma të ndryshme. Disa në shtëpi, të tjerë në qendra sociale por ka dhe nga ata qe e festuan në rrugë, shkruan pozitivi.org.
Për ta s’ka rëndësi se ku ndodhen, festa ka ngrohur zemrat e tyre me urime paqeje dhe barkun me ushqim. Rëndësi ka të ndjesh atmosferën e festës, zonja në foto e ka festuar festën në Tiranë.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
