Lajmi i fundit/ Një 20 vjeçare lindi në tualetin e QSUT por nuk e dinte se ishte shtatzënë
20/04/2022 Shpërndaje

Lajmi i fundit/ Një 20 vjeçare lindi në tualetin e QSUT por nuk e dinte se ishte shtatzënë

TIRANË-Një lindje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në urgjencën e sëmundjeve të brendshme.

Mesnatën e së dielës u paraqit një vajzë 20 vjeçare e cila është ankuar për dhimbje barku. Vajza ishte e shoqëruar nga babai dhe në një moment ajo ka ndjerë nevojën të shkojë në tualet dhe aty ka pasur shenjat e para të lindjes. Menjëherë më pas është futur në sallë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme duke kryer lindjen. Përpara kësaj në asnjë moment ajo nuk i ka treguar mjekëve se ishte në muajin e 9 të shtatzënisë.

E reja solli në jetë një vajzë e cila gëzon shëndet të plotë. Aktualisht ajo ndodhet e shtruar në maternitet, në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë nëna e re mohon se ishte në dijeni të kësaj shtatzënie.

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Urgjencën polivalente të QSUT ku një e re rreth moshës 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjencës Shoqata e Infermiereve vajti në Urgjence ku mori informacione të mëtejshme të një rasti te rrallë të ndodhur në Shqipëri. Stafi deklaroi qe vajza sapo është paraqitur ne Urgjencën ka deklaruar për dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt është drejtuar për në tualetin e Urgjencës ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje në ambientet e tualetit.

Pas ndihmës së dhënë aty e reja bashke me fëmijën është shoqëruar ne ambientin e sallës së kirurgjisë ku është bërë dhe trajtimi i mëtejshëm dhe ku është kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas është njoftuar stafi i maternitetit të cilët janë paraqitur dhe kane transportuar ne ambientet e maternitetit nënën me fëmijën e saj. I gjithë stafi ka mbetur i shtangur kur nëna kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzënie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzës. Gjithsesi i urojme shëndet te mirë nënës dhe fëmijës dhe pse nje ngjarje e tille është një këmbanë alarmi për rininë Shqiptare“, thuhet në reagimin e Shoqatës së Infermierëve.

Ndonëse ky është një rast i rrallë, sipas gjinekologjisë kjo konsiderohet “shtatzëni kriptike” ose ndryshe e fshehtë. Në rastet e një shtatzënie të tillë, është e padukshme deri në javën e 22-të, por që më pas është e pamundur të mos e dallosh.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.