19 vjeçarja, kandidate për Këshillin Bashkiak në Itali: Shqipëria është një strehë e sigurtë
09/05/2019 Shpërndaje

19 vjeçarja, kandidate për Këshillin Bashkiak në Itali: Shqipëria është një strehë e sigurtë

Zgjedhjet administrative italiane do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane. Në garë në këto zgjedhje është dhe një kandidate me origjinë shqiptare, Xheimina Dervishi.

Xheimina Dervishi edhe pse është vetëm 19 vjeçe është kandidate për Këshillin Bashkiak në zonën e Lombardisë në Itali. Ajo rezulton të jetë kandidatja më e re në moshë për këtë post dhe ka prespektiva të mira.

19 vjeçarja është me origjinë nga Kavaja. Ka lindur në provincën Varese dhe aktualisht është studente e filozofisë në Universitetin e Milanos.  Politikën e ka pasion dhe sigurisht kjo është arsyeja pse ka zgjedhur të kandidojë për Këshillin Bashkiak në Itali.

Ndërsa kur është pyëtur se përse duhet ta votojnë atë ajo shprehet se mendon që të rinjtë kanë aftësi të bëjnë shumë gjëra. “Sepse nuk është e vërtetë se “të rinjtë nuk duan të bëjnë asgjë”!

Gjatë intervistës ajo ka folur dhe për Shqipërinë të cilën e ka quajtur ‘një strehë të sigurtë’: “Një strehë e sigurt. Në kuptimin që unë e di se gjithmonë do të gjej dikë që është gati të më përshëndesë, ashtu si anijet që vijnë”.

Edhe pse ka lindur n Itali, në sy bie dhe emri i saj i veçantë, të cilin si duket ia ngatërrojnë shpesh edhe në shqiptim. “Më pëlqen emri im aq shumë, sepse është unik dhe kjo më bën të ndihem e veçantë dhe pastaj më është dhënë nga xhaxhai im dhe kjo më bën edhe më krenar për ta zotëruar atë. Megjithatë, nuk e mohoj se më vjen turp kur shqiptimi ose shkrimi është i gabuar, por i kuptoj vështirësitë”, thotë ajo gjatë një interviste për Albania news.

Kandidatët e tjerë të prezantuar janë Admir Toto, Uljana Gazidede, Arli Dervishi, Jozef Gjura, Ina Dhimgjini, Ilda Beqo dhe Ben Kulli. Nga raportet e fundit deri tani ka shkuar në 70 numri i kandidatëve shqiptarë përzgjedhjet e 26 majit në Itali.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.