Anullon dekorin e festave të fundvitit, kryebashkiaku dhuron lekët për familjet e prekura nga tërmeti
29/11/2019 Shpërndaje

Anullon dekorin e festave të fundvitit, kryebashkiaku dhuron lekët për familjet e prekura nga tërmeti

Kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra ka vendosur të anullojë ngritjen e dekorit të qytetit me rastin e festave të fundvitit për t’i dhuruar paratë paratë për familjet e dëmtuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që solli vdekjen e dhjetëra personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Shembja e shumë banesave dhe pallateve në Durrës ka lënë jashtë shumë familje të cilat duhe t’ja nisin gjithçka nga e para. Sensibilizimi për t’I ndihmuar këto familje ka qenë nga qytetarë dhe aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe zyrtarët.

Njoftimi:

Kryetari i Bashkisë Librazhd Kastriot Gurra vendos anullimin e procedurës së prokurimit me objekt “Dekori i qytetit” për festat e fundvitit me, me numër Reference 45004-11-26-2019, e publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, e zhvilluar në datë 27.11.2019.

I gjithë fondi i parashikuar për dekorin e qytetit do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.