Kultura përballë luftës! Liqeni i Mjellmave, mesazhi për fundin e diktatorit të kohës moderne?
Rezistent deri në fund duke kundërshtuar luftën pavarësisht presionit të Vladimir Purin, e ka mbyllur transmetimin televizioni i pavarur rus “TV Rain”.
Pas ditëve të gjata të raportimit mbi luftën në Ukrainë, mesazhi u dha mjaft qartë përmes shfaqjes së Liqenit të Mjellmave të Çajkovskit.
Baleti u përdor në transmetimet e radios dhe televizionit të epokës sovjetike gjatë viteve 1980 për të shënuar vdekjen e liderëve, dhe më vonë në një grusht shteti të vitit 1991 që do të kontribuonte në fundin e Bashkimit Sovjetik. Po, ky mund të jetë fundi i Vladimir Putin i cili ka kundër gjithë botën që me nisjen e pushtimit të Ukrainës për 9 ditë me radhë. Përse? Sepse nuk pranon që një shtet ka të drejtë vë vendosë vetë për të ardhmen e tij. Do një shtet “kukull” jo në NATO dhe BE, të cilat janë kundër çdo parimi të Putin, një diktatori të kohës moderne, shkruan pozitivi.org. Pavarësisht se të gjithë po e godasin me sanksione, ai vijon të ushtrojë forcën e tij, qoftë edhe mbi ato pak medie të pavarura në Rusi.
Rregullatori rus i telekomunikacioneve e kishte bllokuar tashmë TV Rain në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, duke shkaktuar prishje masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimin e protestave”.
Ditën e djeshme media transmetoi shfaqjen e saj të fundit Liqeni i Mjellmave në internet. “Jo luftës,” tha Natalia Sindeyeva, një nga themelueset e kanalit televiziv, ndërsa punonjësit dolën nga studioja. Kanali më pas filloi të shfaqte pamjet e Liqenit të Mjellmave.
Edhe kanali i njohur si Dozhd, për të njëjtat arsye. Një nga prezantueset e mbyll programin duke thënë: “Ky ishte edicioni i fundit i lajmeve në këtë sezon le të themi. Shpresojmë shumë që do të rifillojmë transmetimin”.
“Dhe jo luftës”, përsërit ajo në fund. I gjithë stafi dhe anëtarët e ekuipazhit që punojnë për kanalin më pas dalin së bashku, duke e lënë studion të shkretë.
Dozhd u detyrua të largohej nga transmetimi në ditën e nëntë të një pushtimi gjithëpërfshirës të Ukrainës nga Rusia, e cila nuk tregon asnjë shenjë armëpushimi pasi bisedimet mes dy palëve u ndërprenë dje pa marrëveshje.
Putini më pas doli në TV për të deklaruar se do të vazhdonte të luftonte për ‘fitoren totale’ ndërkohë që përhapte propagandë se forcat ruse nuk po qëllojnë qëllimisht civilët dhe se ‘operacioni special’ po vazhdon sipas planifikimit.
Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin më të madh bërthamor të Evropës në Ukrainë pas një përleshje zjarri që i vuri flakën një pjesë të kompleksit me Presidentin Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin se po përdorte ‘terrorin bërthamor’ dhe rrezikonte një katastrofë ‘gjashtë herë më të keqe se Çernobili’ që do të ndikonte në të gjithë kontinentin.
Rusët njoftuan kapjen e qytetit jugor të Khersonit, një port vital i Detit të Zi prej 280,000 banorësh dhe zyrtarët lokalë ukrainas konfirmuan marrjen e selisë së qeverisë atje, duke e bërë atë qytetin e parë të madh që rrëzohet që nga fillimi i pushtimit një javë më parë.
Një sulm ajror rus të enjten shkatërroi termocentralin në Okhtyrka, duke e lënë qytetin pa ngrohje dhe energji elektrike, tha kreu i rajonit në Telegram. Në ditët e para të luftës, trupat ruse sulmuan një bazë ushtarake në qytet, që ndodhet midis Kharkiv dhe Kievit, dhe zyrtarët thanë se më shumë se 70 ushtarë ukrainas u vranë.
Luftimet e ashpra vazhduan në periferi të një porti tjetër strategjik, Mariupol, në detin Azov. Betejat kanë shkatërruar sistemin elektrik, ngrohjen dhe ujin e qytetit, si dhe shumicën e shërbimeve telefonike, thanë zyrtarët. U ndërprenë edhe dërgesat e ushqimit në qytet.
Frika e pushtimit në Ukrainë ka filluar të mbizotërojë në çdo qytet ku ende nuk kanë filluar bombardimet. Rrugët janë të boshatisura, ndërsa gratë po përgatiten me kamuflazhe për t’u bërë gati teksa janë në prag lufte. Shumë të rinj po po stërviten që të luftojnë për vendin e tyre.
/pozitivi.org
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.

