Policët të surprizuar: Asnjë shofer s’e kaloi kufirin e alkoolit natën e Vitit të Ri
05/01/2019 Shpërndaje

Policët të surprizuar: Asnjë shofer s’e kaloi kufirin e alkoolit natën e Vitit të Ri

Përkundër asaj që pritej oficerët e policisë në Surrey, një qytet mjaft i madh, ishin të kënaqur të raportonin se asnjë prej shoferëve që ndaluar në pikat e kontrollit në prag të Vitit të Ri nuk po drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Surrey është qyteti i dytë më i madh në Kolumbinë Britanike, në Kanada me një popullsi prej rreth gjysmë milion njerëz.

Policia kanadeze e Surrey kishte ngritur disa konrrolle rrugore në të gjithë qytetin gjatë Vitit të Ri dhe pavarësisht se u kontrolluan qindra shoferë, askush nuk kishte përmbajtje alkooli në gjak mbi kufirin ligjor.

“Këtë vit nuk kemi patur hetime apo akuza për dëmtime kriminale. Unë jam habitur për fat të mirë. Unë mendoj se njerëzit e kanë kuptuar se nuk është vetëm siguria e tyre, por dhe siguria e njerëzve të tjerë në rrugë”, tha zëdhënësi i RCMP, Çad Grieg për Global News.

Përveç kësaj, Grief tha se shoferët kishin dhe sjellje më mirë krahasuar me vitet e kaluara.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.