Kujdes, këto veprime të dëmtojnë trurin
Truri një nga organet kryesore të njeriut, dëmtohet edhe për shkak të veprimeve tona të papërgjegjshme, apo nga moszbatimi i disa rregullave.
Një nga faktorët që ndikon në trurin tuaj është kur hani tepër por dhe kur shmangni një vakt të rëndësishëm si mëngjesi. Studimet kanë zbuluar se njerëzit që hanë tepër shpesh kanë probleme me trurin pasi ai ngurtësohet dhe nuk funksionon si duhet. Ngurtësohen arteriet dhe kjo sjell ulje të fuqisë mendore.
Studimet thonë se nuk duhet të hani tepër por jo të lini anash një vakt. Vonesa për në shkollë, punë apo diku tjetër janë pretekste që nxirren shpesh nga njerëzit. Por të shmangësh mëngjesin do të thotë të mos ushqesh trurin, sepse nuk merr mjaftueshëm materiale ushqyese. Gjithashtu shmangia e mëngjesit sjell ulje të sheqerit në gjak.
Mos e mbuloni kokën gjatë gjumit sepse ka pasoja negative në tru dhe mbarëvajtjen tuaj gjatë një dite. Mos e bëni sepse iu rritet niveli i dioksid karbonit dhe ulet përqëndrimi i oksigjenit në tru. Efikasiteti i trurit ulet sakaq edhe kur ju jetoni ose shkoni në një vend me ajër të ndotur. Shmangini vende të tilla dhe kontribuoni duke mbjellë pemë në zonën ku jetoni.
Studime të shumta të realizuara në rang global rekomandojnë jetesën ose të qëndroni të paktën një muaj në vit në zona malore me ajër të pastër, me pemë, për t’u bërë sa më produktiv. Këto janë disa këshilla që pozitivi.org vendosi të përcjellë tek ju duke iu referuar studimeve dhe profesionistëve, ndonëse ka dhe shumë hapa dhe rregulla tjera që duhet të zbatoni për një shëndet të mirë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
