Burri i pastrehë ribashkohet mes lotësh me qenin e tij të humbur
02/11/2019 Shpërndaje

Burri i pastrehë ribashkohet mes lotësh me qenin e tij të humbur

Një burrë i pastrehë në Memfis, Tenesi, është ribashkuar me qenin e tij të humbur dhe videoja e ribashkimit të tyre do t’u ndriçojë ditën.

Anthony është një artist që e gjeti veten të pastrehë pas disa ngjarjeve shkatërruese në jetën e tij. Ai nuk ka një vend për të jetuar dhe jo gjithmonë ushqim për të ngrënë. Por ka një mik të mirë, një qen të ëmbël të quajtur Bobo.

Disa javë më parë, Anthony u zgjua dhe pa që Bobo ishte zhdukur. Ai ishte në ankth dhe menjëherë kontaktoi miqtë për ta ndihmuar që të kërkonte Bobon. Të gjithë bashkë bënë slogane dhe i vendosën në të gjithë qytetin. Madje biseduan me njerëzit që njihnin Anthony dhe Bobo.

Kur një qen që përputhej me përshkrimin e Bobo u shfaq dje në Memphis Animal Services, një punonjës e njohu Bobon menjëherë.

Ribashkimi i tyre ishte gëzim i madh. Bobo nuk mund ta përmbante lumturinë e tij kur pa përsëri Anthony.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.