Klasa niset për udhëtim në këmbë, mësuesi mban në shpinë nxënësen me aftësi të kufizuara
Një mësues në Kentucky është vlerësuar sepse ka mbajtur në shpinë një nxënës me aftësi të kufizuara gjatë udhëtimit në këmbë.
Klasa e katërt në Shkollën Fillore Tully ishte duke u përgatitur për të shkuar në një udhëtim javën e kaluar dhe Ryan Neighbor’s ishte e mërzitur ndërsa mendonte që do humbasë argëtimin.
Meqenëse vogëlushja 10-vjeçare lindi me probleme me shpinën, gjithë jeta e saj është e mbështetur në një karrige me rrota. Kjo nuk është hera e parë që pengesa e Ryan ta ndalojë atë të marrë pjesë në udhëtime, kështu që nëna e saj Shelly King filloi “të përgatitej për një alternativë tjetër udhëtimi”.
Fatmirësisht, ajo nuk kishte pse ta bënte një gjë të tillë. Pasi dëgjoi për gjendjen e vështirë të Ryan, mësuesi i shkollës fillore Jim Freeman kontaktoi familjen dhe u tha atyre ta mbante vajzën mbi shpinë për të gjithë udhëtimin në këmbë.
Freeman përdori një çantë shpine të specializuar për të mbajtur të renë prej 55 kile në shpinë, gjatë ecjes dhe Ryan u emocionua pafund. Ajo jo vetëm që nuk e humbi udhëtimin me klasën e saj, por u gëzua pafund.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

