Afganët, shpirti i festave në Shëngjin
25/03/2022 Shpërndaje

Afganët, shpirti i festave në Shëngjin

Sfganët e strehuar në Shëngjin po fetojnë të gjitha festat. Më e fundit ishte Sulltan Novruzi. Kjo festë për to këtë vit ka qenë ndryshe.  

Festës së komunitetit të afganëve në Shëngjin i është bashkuar kryegjyshi boteror i Bektashinjve Edmond Brahimaj.

Lutjet e tij shkuan për popullin e Afganiztanit, të cilët ndodhet nën regjimin e Talibanëve. Në mesazhin e tij Baba Mondi apeloi nevojën që ai vend ka për udheheqes qe të drejtojne me drejtësi.

Kjo nuk është feta e vetme që ata kanë fetuar.

Afganët kanë pritur me aheng dhe valle edhe festat e nëntorit në Shqiëpri. Këto pamje janë nga festa për Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, 28-29 nëntorin.

Në këtë festë të shënuar për vendin tonë drejtues të lartë të politikës ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës i kanë dërguar urimet e tyre për Shqipërinë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një letër dërguar presidentit Meta, shkruajti se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike. Presidenti amerikan në urimin e tij shtoi se Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve të rrezikuar nga talebanët.

Lexo: 7 muaj të strehuar në Shëngjin, afganët nisin të largohen nga Shqipëria

Pas 7 muajsh qëndrim në Shqipëri, një grup afganësh ka vendsor të lënë vendin tonë.  212 afganë të streguar në Shëngjin u larguan për në SHBA. Ishte ministrja e Jashtme, Olta Xhacka dhe ambasadorja Juri Kim që i përcollën aty ku i pritën për herë të parë.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.