Pasi adopton foshnjën, gruaja mëson se është motra biologjike e djalit të saj të adoptuar
Katie Page i ka ndodhur befasia më e madhe në jetë kur mësoi se vajza që adoptoi ishte motra e djalit të saj të adoptuar.
Aju u bë prind birësues në vitin 2016, pasi ishte divorcuar. Gjatë kohës që ishte e martuar mësoi s’e nuk mund të lindte fëmijë, por gjithmonë ëndërronte të bëhej nënë.
Katie kujdesej për katër fëmijë të birësuar përpara se të takonte Grayson, një fëmijë i cili ishte braktisur në spital. Më 25 maj 2017, Katie birësoi zyrtarisht Grayson, i cili tani është dy vjeç.
Vetëm disa muaj pas adoptimit të Grayson, ajo mori një telefonatë për një vajzë të porsalindur, me emrin Hannah, e cila kishte nevojë për një shtëpi. Sapo e takoi Anën, e kuptoi se duhet ta merrte.
“Punëtorët e rastit më treguan historinë e saj, e cila ishte vërtet e ngjashme me atë të Grayson. I pashë byzylykun mjekësor dhe emri i parë i nënës së saj ishte i njëjti emër me nënë e Grayson. Dhe emri i saj nuk ishte tipik”, thotë Katie.
Por ishte ende e paqartë nëse ata ishin vëlla dhe motër pasi që nëna biologjike kishte gënjyer për emrin. Vajzën e adoptoi zyrtarisht më 28 dhjetor 2018 dhe një test i ADN-së konfirmoi se fëmijët janë motër e vëlla biologjikë.
Por historia nuk përfundon këtu. Katie tani ka mësuar se një fëmijë 5 muajsh ka nevojë për një shtëpi, dhe është nga e njëjta nënë. Edhe këtë po planifikon ta adoptojë.
“Unë isha një grua e vetme në një shtëpi me katër dhoma gjumi dhe tani çdo dhomë në shtëpinë time është e plotë. Nuk është kurrë pa gjallëri. Njerëzit më pyesin gjatë gjithë kohës: se si e bënkëtë? Unë kurrë nuk mendova se do të kisha tre fëmijë, por zoti nuk ju jep më shumë sesa mund të përballoni”, ka përmbyllur Katie.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
