Historia e 38 vjeçarit: Mospërdorimi i masave mbrojtëse desh më kushtoi jetën
04/12/2017 Shpërndaje

Historia e 38 vjeçarit: Mospërdorimi i masave mbrojtëse desh më kushtoi jetën

38-vjeçari me iniciale D.A, nga Jugu i Shqipërisë, ndan me ne historinë e tij personale që desh i kushtoi jetën.

Nga kryerja e marrëdhënieve seksuale me një të panjohur, pa përdorur masa mbrojtëse, D.A u prek nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Nëpërmjet portalit “Jo Tabu”  38 vjeçari tregon historinë e tij si dhe përcjell një mesazh: Mos kryeni marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse.

Lexoni historinë e tij të plotë:

Thënia që “trëndafilit nuk i merret erë me kundërgaz” mua gati sa nuk më kushtoi jetën. Ndodhi që një natë, mes shokësh, të njohurish dhe të panjohurish, pasi kaluam masat duke pirë alkool, kreva marrëdhënie seksuale me një femër të panjohur, nga e cila nuk pata rezistencë edhe sepse mund të kisha përdorur masa mbrojtëse, dhe kjo gjë gati sa nuk më kushtoi mua jetën. Por, falë Zotit unë e kapa këtë gjë në kohë, evidentova sëmundjen që unë kisha dhe falë një ndërhyrje të mjekësisë, mjekut dhe njerëzve që m’u gjendën pranë, arrita ta hedh pas krahëve. Por, shumë njerëz si në rastin tim nuk kanë arritur të shpëtojnë, kanë humbur jetën. Apeli im për të gjithë njerëzit është që asnjëherë nuk duhet të neglizhojnë mbrojtjen kur kanë raporte të tilla seksuale, sepse një neglizhencë e vogël, kushton një jetë.

Faleminderit Zotit

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.