“Streha mes reve”, do shfaqet në 40 kinema gjermane
22/07/2019 Shpërndaje

“Streha mes reve”, do shfaqet në 40 kinema gjermane

Në natën përmbyllëse të edicionit të 11 të PriFest, u bë ndarja e çmimeve në kategoritë kryesore të festivalit, ku çmimin kryesor për filmin më të mirë e fitoi “Streha mes reve” (A shelter amongs the clouds), me regji nga Robert Budina dhe produksion nga Sabina Kodra. Ky film pas pjesëmarrjes në “Munich Film Fest” do të shfaqet nga 20 shtatori në 40 kinema në të gjithë Gjermaninë.

Një film shqiptar ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Transilvanisë në Cluj të Rumanisë. Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina, ka qenë pjesë në garën zyrtare të çmimit Fipresci.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Transilvanisë në Cluj të Rumanisë filmi është shfaqur në Sapientia University dhe në Cinema Arta më 4 qershor. Pas premierës botërore në konkurrimin zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights, në Estoni, filmi “Streha mes reve” po vijon rrugën e tij në festivale të rëndësishme të filmit në Europë.

Në filmin “Streha mes reve”, interpretoi Arben Bajraktaraj aktori me famë ndërkombëtare, i cili ishte në rolin kryesor. Në role mund të përmendim edhe aktorët Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku, Osman Ahmeti etj.

Ky film është rrëfimi për Besnikun si një bari i vetmuar dhe besimtar i devotshëm, i pafat në dashuri. Ai jeton në Alpet e Shqipërisë së Veriut, biri i një nëne katolike, dhe i një babai ish komunist. Atje lart, katolikët dhe myslimanët jetojnë në paqe mes tyre, madje edhe pas zbulmit të Besnikut që xhamia e vjetër e fshatit ka qënë dikur kishë dhe është ndarë mes dy feve në të.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.