Interneti alarm i akteve terroriste
09/04/2019 Shpërndaje

Interneti alarm i akteve terroriste

Interneti shpesh shërben si alarm për ta përhapur të keqen që ka ndodhur por edhe për ta paralajmëruar atë. Plani i sulmuesit të xhamisë së Zelandës së Re filloi dhe përfundoi në internet. Reagimet në internet lidhur me sulmet me armë që vranë 49 njerëz dhe plagosën të paktën 20 në dy xhamitë e Zelandës së Re qarkulluan mesazhe ekstreme të atyre që festonin dhunën ndaj muslimanëve dhe pakicave në shoqëri.

Një person i armatosur transmetoi videot e drejtpërdrejta në Facebook të sulmit në një nga xhamitë. Policia më vonë tha se katër persona ishin në paraburgim dhe një ishte akuzuar për sulmin më të keq të ndodhur ndonjëherë në Zelandë. Të mërkurën, në twitter në adresën @brentontarrant qarkulluan fotot e një prej armëve të përdorura në sulmet e xhamisë në qytetin e Christchurch.

Një person i përfshirë nw sulme gjithashtu u shfaq duke postuar rregullisht në forumin “Politically Incorrect”, një faqe interneti diskutimi e njohur për lejimin e pothuajse çdo përmbajtjeje, përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes. Rreth orës 13:30 të premten, përdoruesi anonim i tha grupit “Unë do të kryej sulm kundër pushtuesve, dhe do ta nxjerr sulmin live përmes Facebook”; Reagimet pwrfshinin imazhe naziste dhe meme. Sakaq tregonte se ishte i motivuar nga “genocidi i bardhë”, një term që e përdorin për të përshkruar imigracionin dhe rritjen e popullsive të pakicave. Një tjerër adresë me emrin brenton.tarrant.9, e nxorri sulmin live. Llogaria e twitter e @brentontarrant u pezullua jo shumë kohë pas të shtënave, siç ndodhi dhe me faqen e Facebook-ut brenton.tarrant.

“Sasia e informacionit dhe propagandës që lidhet me të djathtën ekstreme, me të majtën apo me xhihadizmin është e gjerë dhe e arritshme. Një nga autorët e Christchurch-it publikoi manifestin e tij para sulmit”, tha Bervas. Anwita Basu, një analiste në Njësinë e Inteligjencës të Ekonomisë, tha se mediat sociale kishin zhvendosur rreziqet globale të sigurisë. “Më shumë se çdo gjë, mediat sociale kanë ofruar një platformë për ndarjen e pikëpamjeve ekstremiste. Kur sulmi filloi të premten, një përdorues anonim shkruajti se kjo po ndodhte direkt. Disa minuta më vonë, një tjetër komentoi se “kjo dukej zbavitëse”.

Sulme të tjera që janë paralajmëruar nga mediat sociale ka disa. Një tjetër rast është në Shqipëri, kur Konstandin Kaçifa, minoritari nga fshati Bularat në Dropull i cili u vra nga RENEA në tetor të 2018-ës, pasi qëlloi me armë zjarri policinë lokale të Gjirokastrës, që përpara ngjarjes e kishte paralajmëruar në njëfarë mënyre sulmin, përmes gjuhës së urrjetjes që përdorte në rrjete sociale kundrejt shqiptarëve.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.