Si të përdorim rrjetet sociale pa pagesë për të tërhequr sa më shumë lexues?
15/02/2020 Shpërndaje

Si të përdorim rrjetet sociale pa pagesë për të tërhequr sa më shumë lexues?

Sot shumica e përdoruesve të internetit i përdorin rrjetet sociale si burimin e vetëm kërkimi. Krijuesit e rrjeteve sociale e kanë vërejtë këtë trend të rritur, dhe me algoritme provojnë ta modernizojnë e ta plasojnë përmbajtjen që është në interesin e tyre. Është bërë pothuajse e pamundur që përmbajtjet të mos shpërndahen në këto platforma me qëllim të tërheqjes së sa më shumë përdoruesve.  

Ky trend u bë interesant edhe për mediat, por disa prej tyre nuk po i shfrytëzojnë sa duhet mundësitë të cilat u ofrojnë rrjetet sociale.

Sado të thjeshta që mund të duken rrjetet sociale, në botën e ndryshimeve të mëdha teknologjike imponohet edhe nevoja për zhvillim dhe avancim të përdorimit të tyre në mënyrë të duhur. Ekspertët e rrjeteve sociale sot do t’ju marrin shuma të mëdha parash për ta modernizuar përmbajtjen që ju e keni prodhuar. Mediat komerciale janë të vetëdijshëm për këto vegla,  dhe kështu punësojnë profesionistë, derisa mediat e pavarura me buxhete të kufizuara nuk mund të investojnë në zgjidhje të këtilla për të korrë rezultate të dëshiruara. Si t’i bëjmë ballë këtij problemi?

Puna autoriale është çelësi i suksesit  

Ju keni medium të mirë, keni vulë dalluese, keni redaktorë, gazetarë dhe përmbajtje e cila ju veçon nga të tjerët. Por, tekstet tuaja nuk po korrin rezultatet e dëshiruara. Pse ndodh kjo?

Gabimi më i madh të cilin e bëjnë media të caktuara është që rëndom përcjellin vetëm indikatorin e numrit total të lexuesve për një periudhë të caktuar, por kurrë nuk bëjnë analiza të artikujve veç e veç. Për të tërhequr numër sa më të madh lexuesish, analiza e përmbajtjes është e domosdoshme.

Përfundimet nxirren në bazë të vlerësimeve individuale, pa analiza statistikore – e kjo është gabim. Duhet të bindeni përmes matematikës se a sjell puna juaj autoriale rezultate të duhura, apo kjo është vetëm përshtypje subjektive. Bëni analizën dhe pastaj nxirrni përfundime. Dalloni tekstin autorial i cili sjell klikime organike, dhe le të jetë kjo përmbajtje brendi juaj unik. 

Recikloni brendin tuaj

Përmbajtjen e cila pas analizës është vlerësuar si më e mira duhet ta shikoni me kujdes, sepse gjithçka mund të avancohet.  Përmbajtja duhet të jetë fleksibile për riciklim, në kuptimin që po atë përmbajtje të mund ta fragmentoni në disa përmbajtje të ngjashme formatesh të ndryshme. Nëse kemi të bëjmë me një kolumnë, ajo duhet të përmbajë elemente për të pasur mundësi reciklimi. Nëse përmbajtja juaj të cilën e keni spikatur nuk ka formë replikimi të mëtejmë – kjo do të thotë se lexuesi po e vëren se është publikuar para një kohe.

Përmbajten që tashmë e keni publikuar në periudhën vijuese mund ta prezentoni në rrjete sociale si përmbajtje krejt të re. Shumë media krijojnë përmbajtje, dhe kohë pas kohe plasojnë fragmente duke i lënë publikut të shohin krejt sotiren vetëm pas një periudhe të caktuar. Publikimi i pjesërishëm i storieve në periudha të caktuara është ide e shkëlqyer kur puna autoriale është storie hulumtuese apo temë që ka tërësi të ndara. E si të veprojmë në rast se teksti nuk është i tillë?

Në këtë rast përdorni metodën e riciklimit të përmbajtjes. Kjo do të thotë që të njëjtën përmbajtje ta shpërndani në të gjitha rrjetet sociale, deri në momentin e përmbajtjes së re. Për shembull, nëse një herë në javë publikoni analizën e gjendjes në Kuvend, analiza del çdo të hënë, shkruani një tekst i cili mund të riciklohet çdo ditë vijuese e që teksti të jetë aktual. Kjo metodë mund të përfshijë shpërndarjen e linkut çdo ditë me një koment tjetër dhe me rekomandimin që teksti të lexohet, dhe nga kjo të krijoni përmbajtje të shkurta të formatit video.

Ja një shembull:
Përmbajtja autoriale e botuar më 07.02.2020. 

Përmbajtja e ricikluar – e botuar më 11.02.2020.

Format e përmbajtjes së ricikluar

Përdoruesit e rrjetece sociale zakonisht nuk lexojnë, aty vijnë për të shfletuar, e vëmendjen e tyre zakonisht e kapin përmbajtjet vizuele. Që teksti juaj të lexohet, publikoni në periudha të caktuara kohore fragmente të stories suaj në formë të fotografive, infografikës, apo me ndonjë përmbajtje tjetër që konsideroni se është tërheqëse për publikun e synuar. Bëni analiza dhe shikoni se cili format ka sukses më të madh te publiku, dhe vazhdoni me atë format. Nëse përmbajtja në fjalë janë fotografi me citate të bashkëbiseduesve tuaj – përdoreni. Mos harroni se kjo shërben vetëm për t’i nxitur përdoruesit potencial drejt punës suaj ekzistuese. Nëse flasim për ndonjë tekst në portal online, atëherë aty do të jetë linku që lidhet me përmbajtjen tuaj të ricikluar – të përgatitur enkas vetëm për rrjetet sociale. 

Caktoni kohën e fushatës

Promovimi i përmbajtjes suaj mund të riciklohet, por gjithçka ka afat përdorimi. Duhet të keni kohëzgjatje të caktuar të fushatës. Formula e suksesit – nëse keni më shumë kohë ndërmjet publikimit të punës suaj autoriale, atëherë keni më shumë shanse të tërhiqni më shumë audiencë. Fushata më e shkurtë zgjat një javë, më e gjata 15 ditë. Andaj vendosni se cili opsion ju përshtatet, në përputhje me resurset tuaja. 

Përdorni dizajn unik

Formatizimi i përmbajtjes në formate të ndryshme kërkon njohuri të caktuara në ato fusha. Këshillë: nëse nuk mundeni vetë dhe nëse nuk keni shkathtësi të duhura, këshillohuni me profesionistët. Bëni zgjidhje të thjeshta dizajni që media juaj të ketë identitet vizual. Përmbajtja juaj e ricikluar do të jetë brend unik nëse keni korniza unike dizajni për fotografi dhe video. Kurrë mos harroni ta vendosni logon tuaj apo emblemën e medias. 

Filloni promovimin pa pagesë

Për t’iu shmangur marketingut me pagesë, promovoni përmbajtjen e ricikluar. Dalloni përmes analizës se cili është teksti juaj më i spikatur dhe më i lexuar, përpunojeni në forma të ndryshme, krijoni brendin tuaj dhe filloni promovimin pa pagesë në rrjetet sociale. Përdorni Facebook, Twitter dhe Instagram, çdo klikim është i rëndësishëm. Një ditë promovimi juaj dhe fotografia unike me tekst do të sjellë 10 klikime më shumë, e ditën tjetër 100. Në fund do të arrini rezultatin e dëshiruar dhe do ta realizoni qëllimin tuaj.

Në javën në vijim, vazhdoni ta ndiqni Balkansmedia.org – do t’ju japim këshilla të reja se si ta zhvilloni tutje median tuaj. /balkansmedia/


© 2020, Pozitivi. All rights reserved.