Trashëgoi profesionin te djemtë, rrobaqepësja në Durrës: Tmerri i tërmetit dhe beteja e ringritjes
14/05/2022 Shpërndaje

Trashëgoi profesionin te djemtë, rrobaqepësja në Durrës: Tmerri i tërmetit dhe beteja e ringritjes

Rrobaqepësia e familjes Cenkollari u shkatërrua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019 në Durrës. Gjithçka mbeti shihet në këtë video.

Rreth 3 vite më pas Ëngjëllushe Cenkollari e ka ringritur nga e para biznesin e saj në rrugën e Plazhit, duke u zhvendosur nga godina që kishte blerë me shumë sakrifica.

“Rrobaqepësi Ana” ka këtë emër jo pa qëllim. Ana quhet mbesa e saj dhe ishte vetëm një muajshme kur tërmeti 6.5 ballë lëkundi me rrënjë shtëpitë. Si një ngjarje të tmerrshme e kujton Ëngjëllueshja tragjedinë e 26 nëntorit gjatë intervistës për Pozitivi.org.

“Mos më fol më se e kam tmerr ende, e kam fobi. Që kur ka rënë tërmeti dhe deri më sot s’kam shkuar te dyqani im. Më ka lënë shije të keqe sepse në atë periudhë kishim vajzën e vogël Anën, prandaj ja kam vënë Rrobaqepësi Ana se na lindi në 8 tetor dhe ra tërmeti në nëntor ne e kishim vajzën ndër duar. Ishte fiks një muajshe. Prandaj ia vumë rrobaqepësi Ana tani që e zhvendosëm. Më shumë nga të gjithë u tremb nusja, duke menduar se doli deti pasi ra pallati afër nesh.

Pata kurajo por më iku kurajo shumë shpejt sepse nuk pushonin ato pas tërmetet. S’dua ta kujtoj fare se ajo më ka lënduar ajo ngjarje. Vetëm dyqani u dëmtua. Sot dyqanin e kam rregulluar. Megjithatë unë nuk mendoj të kthehem atje, të paktën për momentin ende jo, më vonë edhe mund të kthehem, por tani kam frikë. Është djersa ime aty dhe s’e jap me qira gjallë në botë. Mezi e kemi paguar”, thotë Ëngjëllushja mes të tjerash për Pozitivi.org.

E veçanta e këtij biznesi të vogël qëndron te fakti se Ëngjëllushja dhe familja e saj kanë sakrifikuar shumë për ta zhvilluar. Ajo tregon për Pozitivi.org se ka mësuar të qepë që në moshë të vogël. Pasionin dhe profesionin e ka të trashëguar nga gjyshja.

“Që e vogël kam mësuar të qep. Zanatin e ushtroj që pas viteve 90. Të them të drejtën mua më ka qepur gjyshja dhe nga halla është zanat I trashëguar. Motrat e mia qepin po jo si unë nuk kanë biznes. Rrobaqepësinë e kam brenda në shpirt. Normalisht që dua dhe unë ta trashëgoj si zanat”, thotë ajo.

Por të qepësh nuk është vetëm punë burrash. Këtë e tregon më së miri Ëngjëllushja e cila tha për Pozitivin se dy djemtë e saj dhe bashkëshorti dinë të qepin pasi kanë punuar me të që në fillesa.

Me këtë punë Ëngjëllushja thotë se ka arsimuar dy djemtë sot 30 dhe 28 vjeç, të cilët kanë studiuar për Infermieri dhe Financë. Pas shkolle, ata punonin në rrobaqepësi. “Të paktën kjo makinë, rrobaqepësi më shkolloi fëmijët”, shprehet Ëngjëllushja. Pas shkolle, ata punonin në rrobaqepësi. Tashmë që ka dalë në pension me rrobaqepësinë merret edhe bashkëshorti i 55 vjeçares, i cili ka qenë ushtarak.

“Për momentin djemtë janë larguar, sepse mua më qepin edhe djemtë. Edhe burri qep pak por i vjen zor s’e tani ka dalë dhe në pension. Duke qenë se unë gjithë jetën kam qepur edhe ata janë mësuar nga unë, nga halli por edhe nga qejfi. Djali i madh e ushtron shumë mirë. Djali i madh e nisi nga halli se dihet si ka qenë ekonomia jonë. E mësoi dhe qepte goxha mirë. Ka punuar me mua derisa ka mbaruar univerisitetin. Shkonte në shkollë dhe pasdite vinte dhe më ndihmonte. Pas gjimnazit bëri shkollën e lartë në Gjirokastër për infermieri, kjo ishte një periudhë ku u shkëput, më pas erdhi dhe iu fut sërish punës me mua derisa u largua në Gjermani, ku punon në profesionin e tij. Djali i dytë ka studiuar financë kontabilitet në Kamëz. Edhe ai më ka ndihmuar. Im shoq është ushtarak, kapter, ka punuar atëherë por tani ka dalë në pension”, thotë ajo për Pozitivi.org.

Intervista me Ëngjëllushe Cenkollari per Pozitivi.org

Godinë e re dhe adresë e re, a ia keni dalë të ringriheni pas tërmetit?

Unë besoj se ia kemi dalë. Pas tërmetit kam lëvizur në rrugën e plazhit dhe jam në rrugë kryesore, ka më shumë fluks.

Më trego pak për periudhën e tërmetit, cfarë dëmesh iu shkaktoi?

Mos më fol më se e kam tmerr ende, e kam fobi. Që kur ka rënë tërmeti dhe deri më sot s’kam shkuar te dyqani im. E kam tmerr domethënë. Më ka lënë shije të keqe sepse në atë periudhë kishim vajzën e vogël Anën, prandaj ja kam vënë emrin Rrobaqepësi Ana se na lindi në 8 tetor dhe ra tërmeti në nëntor ne e kishim vajzën ndër duar. Ishte fiks një muajshe. Prandaj ia vumë rrobaqepësi Ana tani që e zhvendosëm rrobaqepesine.

Në shtëpi ishim kur ra tërmeti. Nuk patëm të lënduar. Më shumë nga të gjithë u tremb nusja, duke menduar se doli deti pasi ra pallati afër nesh. Pata kurajo por më iku kurajo shumë shpejt sepse nuk pushonin ato pas tërmetet. S’dua ta kujtoj fare se më ka lënduar ajo ngjarje. Vetëm dyqani u dëmtua. Sot dyqanin e kam rregulluar e ka rregulluar firma, vetëm banjon e kemi lënë pa rregulluar. Megjithatë unë nuk mendoj të kthehem atje, të paktën për momentin ende jo, më vonë edhe mund të kthehem, por tani kam frikë. Është djersa ime aty dhe s’e jap me qira gjallë në botë. Mezi e kemi paguar. Të paktën kjo makinë, rrobaqepësi më shkolloi fëmijët, kemi ecur përpara.

A ua rekomandoni këtë profesion atyre që e kanë pasion? Ti vetë a je lodhur me këtë punë?

Si dëshirë e imja është të rri ditë natë sipër makinës. E kam pasion, dua vetë të rri gjithë ditën të punoj dhe ia dal edhe vetëm ta mbaj biznesin e rrobaqepësisë, por përgjithësisht kemi punuar e gjithë familja bashkë. Për momentin djemtë janë larguar, sepse mua më qepin edhe djemtë. Edhe burri qep pak por i vjen zor s’e tani ka dalë dhe në pension. Tani e përballoj vetë, kam edhe një shoqe. Djali i madh 30 vjeç, kurse djali i vogël 28 dhe të dy qepin që kur ishin në shkollë.

 Duke qenë se unë gjithë jetën kam qepur edhe ata janë mësuar nga unë, nga halli por edhe nga qejfi. Djali i madh e ushtron shumë mirë. Djali i madh e nisi nga halli se dihet si ka qenë ekonomia jonë. E mësoi dhe qepte goxha mirë. Ka punuar me mua derisa ka mbaruar univerisitetin. Shkonte në shkollë dhe pasdite vinte dhe më ndihmonte. Pas gjimnazit bëri shkollën e lartë në Gjirokastër për infermieri, kjo ishte një periudhë ku u shkëput, më pas erdhi dhe iu fut sërish punës me mua derisa u largua në Gjermani, ku punon në profesionin e tij.

Djali i dytë ka studiuar financë kontabilitet në Kamëz. Edhe ai më ka ndihmuar. Im shoq është ushtarak, kapter, ka punuar atëherë por tani ka dalë në pension. Me kohë të plotë kemi qëndruar bashkë. Tani që ka dalë në pension të parakohshëm është gjithë ditën me mua në rrobaqepësi, jemi të përkushtuar në këtë punë.

Sa vite keni rrobaqepëse, kur e keni hapur për herë të parë?

Që e vogël kam mësuar të qep. Zanatin e ushtroj që pas viteve 90. Fillimisht kam punuar nëpër fabrika, pastaj linda fëmijët dhe u shkëputa pas njëfarë kohe. Pastaj e hapa vetë, hapa rrobaqepësinë time. Tani është më mirë, atje ke rrogë bazë, kurse këtu ka raste që e merr rrogën ka raste që s’e merr rrogën.

Të them të drejtën mua më ka qepur gjyshja dhe nga halla është zanat I trashëguar. Motrat e mia qepin po jo si unë nuk kanë biznes. Rrobaqepësinë e kam brenda në shpirt. Normalisht që dua dhe unë ta trashëgoj si zanat. Ma ka marrë djali i madh komplet pavarësish se është infermier.

Çfarë shërbimesh ofton?

Më shumë riparime, ngjshtime, zgjerime etj.

A është e mundur që t’ja dalësh të jetosh me këtë profesion, a sjell të ardhura mjaftueshëm?

Me këtë profesion nuk ia del dot, domethënë me shumë dimbje, duhet të jesh shumë e fortrë që t’ja dalësh. Ky është një profesion i mirë sepse do të punosh për vete. Nuk ka ndonjë të ardhur shumë të mirë. Por jeton. Përderisa unë ia kam dalë, ia del. Ia kam dalë por ama s’I kam ditur kafe, xhiro, fustane, këto s’i njoh fare.

A ka ardhur duke u rritur puna në rrobaqepësi apo duke u ulur?

Tani është pak më mirë. Mbase kam qenë dhe unë në pozicionin e vështirë atje pas pallateve e këtu në rrugë jam më mirë. Kam më shumë punë këtu në rrugë kryesore, por ama kam edhe qiranë.

Vlerësimin e punës mund ta bësh vetëm ti si person, zanati nuk vlerësohet sa duhet. Nuk ta vlerësin asnjeri. E vlerëson ti nëse e ke qejf ta bësh e bën nëse s’e ke qejf e lë.

Nuk iki asgjëkundi, këtu e kam kokën, mund të kem vend tjetër me rrogë më të lartë unë e kam pasion, nuk mund ta ndërroj dot. Një palë patollona që I kthej i kthej me dëshurë .Nuk më lodh si punë madje më qetëson.

Nëse ke një stress ajo ta heq. I harron hallet kur hyn te puna, është anti stres për mua.

A do kishit zgjedhur një profesion tjetër nëse do t’u jepej mundësia?

Koha  jonë ka qenë shumë e keqe. Unë kam arsim të mesëm. Në atë kohë më dhanë një shkollë burrash që s’e doja fare dhe unë e refuzova, më dhanë shkolla mekanike. Mekaniken e konsiderova si punë burrash dhe s’e mora parasysh. Mekanizatore ishte dega që më dhanë dhe i binte të punoja me autokombanjë. Sot jam e kënaqur  jo se kam pasuri, por se ia dola ti shkolloj fëmijët e mi. /Pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.