
Të 30-ët / Vajzat gjithshka-bërëse, nga politika, në balet, muzikë e informatikë
Anisa Krasniqi është një vajzë plot botë. Ka aq shumë frymëzim brenda vetes sa e rishpik veten në forma e talente të ndryshme brenda periudhave shumë të shkurtra. Studente në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë – Letersi, Anisa informohet shkruan e bën balet.
Ndërsa Helena Kaçe është qartazi e orjentuar drejt sportit. Tenisi është loja e saj e preferuar, ku ka marë edhe medalje.
Dy vajzat plot talente flasin për mënyrën si e ka konceptuar, përballuar dhe planifikuar secila prej tyre suksesin që ka.
Anisa vajza e surprizave, që shkruan poezi, bën balet tashmë është në prag të hapjes të një kursi me kremra bio-organik. Por nuk mjafton asnjëherë ajo ka sërish plane edhe pse ato do i mësojmë në intervistat e ardhshme.

Me të njëjtin pasion edhe kampionia e tenisit Helena, ka zgjeruar hobit e vet me muzikën e modelingun…. dhe një përfaqsuese tipike e brezit të saj që kërkon të marë maksimumin nga veta, studimet e larta do ti vazhdojë për informatikë
Ata janë 2 prej të rinjve shqiptarë të talentuar dhe energjikë që spikatin për aftësi të ndryshme. Projekti të 30-ët ka kontribuar pikërisht për të nxjerrë në pah personazhe si ata që kanë vlera për shoqërinë dhe janë faktorë ndryshimi brenda mini-komuniteteve të tyre.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.