I verbri përfundon maratonën me ndihmën e qenve udhëzues
19/03/2019 Shpërndaje

I verbri përfundon maratonën me ndihmën e qenve udhëzues

Thomas Panek ka qenë gjithmonë një vrapues i rregullt, megjithatë, ai hyri në histori të dielën në një maratonë në Nju Jork.

Ndërsa konkurrentët me shikim të dobët zakonisht përdorën udhëzime njerëzore, Panek u bë personi i parë që përfundoi garën i mbështetur nga qeni udhëzues.

Udhërrësyesit e tij ishin qentë e parë që konkuruan në një garë. Ekipi e përfundoi garën për dy orë dhe 21 minuta.

Panek, i cili humbi shikimin kur ishte 20-të vjeç tha se kur vlerësonte mbështetjen e vullnetarëve njerëzorë, humbi ndjenjën e pavarësisë.

“Nuk kisha asnjë kuptim të dilja nga dera dhe ta lija qenin tim udhërrëfyes prapa kur unë dua të vrapoj dhe ata duan të vrapojnë”, tha Panek.

Panek shpreson se arritja e tij do të frymëzojë të tjerët me aftësi të kufizuara vizuale për të vazhduar të shtyjnë kufijtë për atë që mendojnë se kanë mundësi të bëjnë.

[su_custom_gallery source=”media: 11623,11624,11625,11626,11627,11628,11629″ link=”lightbox” width=”250″ height=”750″ title=”never”]

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.