18-vjeçarja nga Vlora që kërcen të gjitha vallet popullore të veriut dhe të jugut
26/06/2022 Shpërndaje

18-vjeçarja nga Vlora që kërcen të gjitha vallet popullore të veriut dhe të jugut

18-vjeçarja nga Vlora që kërcen të gjitha vallet popullore të veriut dhe të jugut

Sabrina Abazaj ka nisur të kërcej që në moshën 5 vjeçare. Si një vajzë labe ajo di ti kërcej të gjitha vallet, ndërsa ka marrë pjesë në shumë koncerte vallëzimi brenda dhe jashtë vendit. Sabrina është vlerësuar me disa disa cmime të rëndësishme. Për pozitivi.org flet për dashurinë e madhe që ka për vallëzimin dhe projektet që e presin.  

Sabrina në çfarë moshe ke nisur të kërcesh për herë të parë?

Për herë të parë kam kërcyer në moshën 5-vjeçare. Dëgjoja shumë muzike dhe në fakt kam patur dëshirë të isha një balerine, të kërceja në skenë dhe të vishja kostume të traditave shqiptare . Koreografi që më mësoj hapat e parë të kërcimit ishte ‘Jani Gjergji’.

Në cilat konkurse ke marrë pjesë dhe cfarë çmimesh je vlerësuar?

Konkurset në të cilat kam marrë pjesë janë të shumta, pasi janë bërë gati 13-vite që merrem me kërcimin . Daljet ne skenë kanë qënë të shumta. Jashtë dhe brenda vendit. Kam marrë pjesë në festivalet e mëdha të Kosovës, Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë.

Çmimet me të cilat jam vlerësuar janë: Me medalje ari dhe certifikate si soliste ne grupin” Aulona folk” në Turqi. Vlerësuar me diplomë për kërcimin nga koreografi “Jani Gjergji” . Me certifikate për shkëlqimin e arritjeve gjatë gjithë  këtyre  viteve. Gjithashtu jam vlerësuar me cmim të të dytë në qytetin e Durrësit, cilësuar si valltarja më e mirë e grupit .

Cilat valle kërcen më mirë dhe të pëlqejnë më shumë?

Unë  kërcej pothuajse të gjitha rrymat, por më shpesh janë vallet e jugut të cilat i punoj me pasion dhe padyshim që i përformoj me shumë dëshirë për publikun . Unë marrë pjesë në shumë evente si koncerte, festa ditëlindje, por më shpesh shkoj në dasma dhe videoklipe.

Sabrina ti je në shkollë, si shkon me mësime?

Për sa u përket mësimeve janë gjëja më kryesore të cilat më kanë dhënë kaq shumë forcë për të vazhduar kërcimin. Nëse nuk do të përmbushja detyrat e mija për shkollën nuk do të isha sot dhe një  valltare. Di të them që përpiqem shumë…

Cilat janë projektet për verën?

Për verën, projektet janë padyshim të shumta . Një projekt i madh më pret jashtë shtetit. Emrin e të cilit nuk dua ta zbuloj, por përveç  kësaj, këte vit sezoni i dasmave është i shumtë. Për këtë arritje falenderoj grupin “P&E” që janë gjithmonë të palodhur për të përformuar në evente të tilla.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.