Do mungojë prej sëmundjes, ceremonia e diplomimit përgatitet më herët për vajzën me kancer
17/03/2019 Shpërndaje

Do mungojë prej sëmundjes, ceremonia e diplomimit përgatitet më herët për vajzën me kancer

Një vajzë e cila shkon në shkollë të mesme në Teksas është vetëm disa muaj para diplomimit, por për shkak se sëmundja e pengon të marrë pjesë në ditën e madhe, ajo dhe familja e saj festuan duke zhvilluar një ceremoni përpara fundit të shkollës.

17 vjeçarja Kristal “Iris” Marquez u ngjit në skenë dhe mori diplomën të premten e kaluar, disa muaj përpara datës aktuale të diplomimit të shkollës.

“Klasa e vitit 2019, unë kam zgjedhur. Lamtumirë miqtë e mi, unë kam shkuar në një vend më të mirë”, tha Kristal në një fjalim emocionues që i drejtohej shokëve të klasës.

Marquez u diagnostikua me sarkomën e Eëing në shpatull, në prill 2015. Ajo iu nënshtrua kimioterapisë për një vit dhe i thanë se nuk ishte kancer, por sëmundja u kthye gjashtë muaj më vonë dhe mjekët i thanë se ishte përhapur.

Ajo ka zgjedhur të mos vazhdojë me trajtim dhe të gëzojë duke shkuar në shkollë, në mbrëmje të amturës dhe diplomim.

“Megjithëse prognoza e saj nuk është e mirë, ajo po lutet për një mrekulli”, tha një zyrtar i shkollës ndërsa mbajti fjalim në diplomimin e saj. “Iris është një vajzë e re dhe vazhdon të ndjekë çdo ditë shkollën. Dëshira e saj është që të diplomohet në shkollë të mesme dhe të ketë një mbrëmje mature. Ajo po ndan dëshirën e saj sot me ju”, tha ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.